Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë mënyra për tejkalimin e tensionit të ulët

Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin.

Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit.

Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit.

Ky i fundit mund të menaxhohet më mirë nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara.

Ushqimet dhe pijet më të mira kundër tensionit të ulët të gjakut

Edhe Çfarë të konsumoni kundër tensionit të ulët Lifestyle Çfarë të konsumoni kundër tensionit të ulët

Kafeja

Kafeina njihet të ketë aftësinë e rritjes së menjëhershme të tensionit të gjakut.

Nëse ky i fundit ka pësuar një rënie të menjëhershme, pini një filxhan kafeje ose çaji.

Këto dy pije stimulojnë sistemin kardiovaskular dhe rrisin rrahjet e zemrës.

Çaji i jamballit

Pirja e këtij çaji ndihmon në rritjen e tensionit sepse ngadalëson ndikimin e aldosteronit.

Ky i fundit është hormone që rregullon ndikimin e kripës në trup.

Ullinjtë

Edhe 5 gjëra që mund t’i bëni para gjumit për ta ulur tensionin e gjakut Lifestyle 5 gjëra që mund t’i bëni para gjumit për ta ulur tensionin e gjakut

Ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, hekur dhe bakër.

Shija e tyre e kripur dhe ushqimet e kripura në përgjithësi rrisin tensionin e gjakut.

Ushqimet e pasura me vitaminë B-12

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B-12.

Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë anemi, e cila çon pashmangshmërisht në uljen e tensionit të gjakut.

Vezët janë një burim shumë i pasur i vitaminës B-12.

Ato mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura apo të pjekura.

Uji

Edhe Si ta ulni tensionin e gjakut pa ilaçe Lifestyle Si ta ulni tensionin e gjakut pa ilaçe

Dehidratimi lë pasoja të rënda në volumin e gjakut.

Ulja e volumit të gjakut shkakton uljen e tensionit të gjakut, veçanërisht në momentet kur njeriu po kryen një aktivitet të caktuar fizik./AgroWeb.org