Frutat e thata njihen për vetitë e mira ushqyese, por nuk do të thotë se të gjitha prej tyre janë të shëndetshme, raporton “Times of India”.
Për shkak që frutat e thata kanë shumë sheqer të koncentruar, mund të ngritin nivelin e sheqerit në gjak, gjë që nuk është e mirë për diabetikët.
Rrushi i thatë është i pari në listë që duhet anashkaluar sepse përmban nivel të lartë të sheqerit që mund të rrisë shumë nivelin e sheqerit në gjak.
Hurmat bëjnë pjesë në këtë grup për shkak se edhe ato kanë nivel të lartë glikemik që menjëherë mund të shkaktojë rritje të nivelit të glimekisë në gjak.

Ananasi i thatë gjithashtu ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe duhet anashkaluar nga diabetikët.
Edhe
Frutat që nuk duhet t’i konsumojnë personat me diabet

Mango gjithashtu ka shumë sheqer dhe nuk duhet konsumuar nga personat që kanë nivel të lartë të sheqerit në gjak.

Boronica e kuqe e thatë përmban nivel të lartë të sheqerit gjë që ndikon po ashtu për të keq te diabetikët.
