A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse kopsat janë të vendosura gjithmonë në anën e majtë në këmishët e grave dhe pse në anën e djathtë për burra?
Kjo çështje nxit mendime të ndryshe.
Një përdorues i Quoras, shpërndau me përdoruesit e tjerë mendimin e tij, ku thoshte se pullat e veshjeve për burra ishin të vendosura në anën e djathtë në mënyrë që ata t’i kapnin armët më lehtë gjatë një dyluftimi.
Dikush tjetër shtoi se ishte “më e lehtë dhe shumë më e shpejtë të përdornin dorën e majtë për të zbërthyer kopsat”.
Burrat e pasur në kohët gotike zakonisht mbanin shpata të rënda - kryesisht në duart e djathta, përgjatë përgatitjes për të shkuar në luftë.
Në anën tjetër, disa mendojnë se gratë i mbanin foshnjat e tyre në krahun e majtë, duke e lënë të lirë krahun e tyre të djathtë, njëkohësisht duke e lënë të lirë për t’a përdorur për punë të tjera dorën e tyre më të fortë.
Ka të tjerë që mendojnë se ndryshimi filloi gjatë periudhës së emancipimit të grave, kur ato filluan të vishnin pantallona.
Edhe
Tokio u lejon burrave të veshin pantallona të shkurtra në punë, gratë ankohen për “qimet e këmbëve”
Ndërsa revista amerikane “The Atlantic”, tha se për shkak që ushtria franceze e bullizoi e u tall me pozën e Napoelon Bonapartes ku shihet dukë mbajtur një dorë nën kopsa, ai vendosi që të urdhëronte që kopsat në këmishët e grave të ishin në anën e kundërt me ato të burrave.
Po ashtu, gratë e pasura nuk visheshin vetë. Meqë ato i vishnin shërbëtoret e tyre, dhe të shumica e njerëzve, po edhe e grave ishin djathtakë, ishte më e lehtë të të vishnin nëse personi ishte në anën e kundërt, pra nga ana e majtë. Pra, te të pasurit, kopsat në anën e djathtë, ua lehtësonte shërbëtoreve t’i vishnin gratë për të cilat punonin.
Kjo praktikë ndaloi, por nuk është se vendosja e kopsave në anë të kundërta ndërroi ndonjëherë.