Zvicër, 30 janar – Grupi farmaceutik zviceran Roche njoftoi përfundimin pa sukses të dy testeve klinike për një kurë për sëmundjen e Alzheimerit, njoftoi sot kompania, çka shton numrin e dështimeve mbi këtë sëmundje neuro-degjenerative, mbi të cilën kërkimi mjekësor po avancon me vështirësi, transmeton ATSH.
Grupi nga Bazeli njoftoi përfundimin e studimeve të fazës III, e quajtur ”Cread I dhe II’’ mbi crenezumabin, një molekulë e zhvilluar me laboratorin zviceran të bioteknologjisë AC Imunë, për një formë të hershme të sëmundjes, bëhet e ditur në një komunikatë.
”Analizat e ndërmjetme të drejtuara nga një komitet i pavarur sugjeruan se ka mundësi që këto studime arritën objektivat e tyre kryesorë”, saktëson Roche.
”Megjithëse këto rezultate janë zhgënjyese, ata ndikojnë ndjeshëm në mënyrën e të kuptuarit nga ana jonë të sëmundjes së Alzheimerit”, sqaron Sandra Horning, kryemjeke dhe përgjegjësja për zhvillimin e produkteve të reja, cituar në një komunikatë.
-
Deri ku ka arritur kërkimi për kurën e Alzheimerit?
-
Donanemab, ilaç me rezultate premtuese kundër Alzheimerit
-
BE-ja refuzon ilaçin kundër sëmundjes së Alzheimerit
-
Barnat me kosto mbi 100 mijë euro me efekt të dobët kundër Alzheimerit
-
Ilaçi kundër epilepsisë mund ta parandalojë Alzheimerin para se të fillojë