Farat e susamit përdoren për gatime të ndryshme, si të ëmbla ashtu edhe të njelmëta. Por përveç që ndreqin shijet e ushqimeve ato ofrojnë shumë të mira shëndetësore, raporton India.com
Farat e susamit përmbajnë yndyra të shëndetshme dhe proteinë dhe mund të përmirësojnë temperaturën e brendshme trupore.
Këto fara kanë veti antiiflamatore dhe mund të ndikojnë në largimin e dhimbjes së nyjave.
Susami është i pasur me kalcium e magnez, që janë të nevojshëm për parandalimin e osteoporozës dhe janë të mirë për fortësinë e shëndetin e eshtrave në përgjithësi.
Në farat e susamit gjenden sasi të bollshme të vitaminës E si dhe zinkut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe flokëve, duke parandaluar tharjen dhe irritimin.
Susami përmban vlera ushqyese si zinku, bakri, hekuri e vitaminat, të cilat e ndihmojnë imunitetin e trupit duke ulur rrezikun nga të ftohurit, kolla dhe temperatura.
Përveç këtyre vlerave, susami është i pasur edhe me fibra, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit.