Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Përbërësi i verës së kuqe mund të përdoret për trajtimin e ankthit dhe depresionit

Pas një dite stresuese, shumica e njerëzve kënaqen duke u çlodhur me një gotë të shijshme të verës së kuqe.

Tani, një studim ka zbuluar se pse një gotë me verë të kuqe mund t’ju ndihmojë të destresoheni – dhe nuk ka të bëjë fare me alkoolin.

Studiuesit nga Universiteti i Bufalos ka gjetur se një përbërës i verës së kuqe i quajtur ‘resveratrol’ ka efekte anti-stres, shkruan “The Mirror”, transmeton Koha.net. “Resveratroli mund të jetë një alternativ e efektshme për ilaçet që trajtojnë pacientët të cilët vuajnë nga depresioni dhe ankthi”, ka thënë Dr Ying Xu, bashkë-udhëheqës i këtij studimi.

Studimet e mëparshme kanë demonstruar efektet anti-depresive të resveratrolit, ndërsa te ky studim i ri është hera e parë që janë zbuluar efektet e tij kundër stresit.

Në studim, studiuesit shikuan efektin e resveratrolit në ‘phosphodiesterase 4’ (PDE4), një enzimë e ndikuar nga kortikosteroni i hormonit të stresit, te minjtë. Kortikosteroni rregullon reagimin e trupit ndaj stresit. Megjithatë, stresi i tepërt mund të çojë në sasi të tepërt të hormonit që qarkullon në tru dhe zhvillimin e depresionit apo çrregullimet tjera mentale.

Studimi i tyre, po ashtu, zbuloi se kur nxitet nga sasia e tepërt e kortikosteronit, PDE4 shkakton depresion dhe ankth.

Edhe A e ka ende reputacionin e mirë vera e kuqe Lifestyle A e ka ende reputacionin e mirë vera e kuqe

Megjithatë, kur minjve u është dhënë resveratroli, PDE4 është ndaluar, që domethënë se këto kafshë nuk u bënë me depresion apo ankth.

Bazuar në gjetjet, studiuesit shpresojnë se resveratroli mund të përdoret për të zhvilluar medikamentet e reja kundër ankthit dhe depresionit.