Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Për çka janë të dobishme arrat

Konsumi i përditshëm i arrave mund të parandalojë sëmundjen e zemrës dhe kancerin e zorrëve duke inkurajuar bakteret "e mira" në zorrë, sugjeron një hulumtim i ri.

Ngrënia e arrave për gjashtë javë redukton ndjeshëm prodhimin e acideve të tepërta biliare, si dhe uljen e niveleve të kolesterolit të keq, transmeton KosovaPress.

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur acidet e tilla biliare me kancerin e zorrëve, ndërkohë që nivelet më të ulëta të kolesterolit janë të lidhura me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit besojnë se përmbajtja e lartë e fibrave të arrave nxitin rritjen e baktereve "të mira" në zorrë, që i sjell dobi zemrës së njerëzve dhe shëndetit të zorrës së trashë.

Kanceri i zorrëve prek rreth 97.000 njerëz çdo vit në SHBA. Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes, duke shkaktuar një në katër vdekje.

Edhe Çka ndodh me stresin kur hani arra? Lifestyle 22 o. më parë Çka ndodh me stresin kur hani arra?

42 gramë arra është sasia e rekomanduar nga amerikane FDA për të reduktuar rrezikun nga sëmundjet koronare.

Gjetjet janë publikuar në revistën The Journal of Nutrition.