“Shijoni ushqimin me masë” është mesazhi që Spitali i Përjgithshëm i Pejës e ka publikuar të enjten në prag të festës së Fitër Bajramit.
Në thirrjen e këtij spitali, është paralajmëruar që qytetarët të kenë kujdes me ushqimin dhe të ruajnë balancën në të ushqyer.
“Mos konsumoni porcione shumë të mëdha, kufizoni ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë yndyrë, pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës dhe mos harroni aktivitetin fizik”, janë këshillat që ka publikuar ky spital nëpërmjet faqes së vet në Facebook.
“Shëndeti nuk varet nga një vakt i vetëm, por nga zakonet tona të përditshme”, thuhet në paralajmërim.
Është traditë që për Bajram qytetarët të kenë tryeza të pasura e ëmbëlsira të shumta. Vizitat te njëri-tjetri për këtë ditë shtojnë mundësitë për konsum më të madh të ushqimit.

-
Temperaturat e larta, AUV-i bën thirrje të zbatohen me përpikëri rregullat e sigurisë ushqimore
-
Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret
-
Si të ulet niveli i sheqerit në gjak pas drekës së Bajramit
-
Besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare
-
Edhe ushqimet e shëndetshme mund të bëhen të rrezikshme nëse teprohen