Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pastrimi i dredhëzave me uthull

dredheza, pastrim, uthull, 18 prill

Pesticidet ndihmojnë frutat dhe perimet të rezistojnë sa më gjatë, por ato mund të kenë efekt negativ në organizmin e njeriut.

Është zbuluar se shumë pesticide mund të kenë efekt toksik në mënyrë akute dhe kronike për trupin. Ato mund të jenë shkaktarë të kancerit dhe prishës të ekuilibrit hormonal te gratë. Pra është në interesin e atyre që i konsumojnë t’i pastrojmë ushqimet në mënyrën e duhur.

Shpëlarja e frutave dhe perimeve mund të ndihmojë në heqjen e disa papastërtive dhe kimikateve, por shumë të tjera mund të qëndrojnë aty për më gjatë.

Zbulimet tregojnë se dredhëzat kryesojnë listën e produkteve të cilësuara si të “pista”.

Dhe për pastrim e vetmja gjë që ju nevojitet është diçka që ndoshta tashmë e keni në kuzhinë, uthulla.

Uthulla e bardhë është një larës shumë i mirë dhe mbi të gjitha natyral, pra nuk ka asnjë rrezik që ajo të dëmtojë shëndetin tuaj.

Ajo do të ndihmojnë në shpërndarjen e pesticideve nga sipërfaqja e produkteve tuaja, në mënyrë që ato të jenë të sigurta për t’u ngrënë.

Si të bëni pastrimin me anë të uthullës

Në një tas të madh, bashkoni katër gota ujë me një gotë uthull të bardhë. Më pas në të vendosni dredhëzat dhe lërini për të paktën 20 minuta.

Kullojini dredhëzat dhe vendosini në një pjatë në mënyrë që të thahen para se t’i konsumoni ato.

Pastrimi i dredhëzave në këtë mënyrë mund të marrë pak më shumë kohë, por duke vepruar kështu, ju po mbroni veten dhe familjen tuaj nga toksinat dhe efektet negative që mund të kenë për shëndetin tuaj. /agroweb

Artikuj të ngjashëm