Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pas COVID-19, mbidoza shkakton rritje të numrit të vdekjeve

koronavirusi, covid-19, mbidoza, pandemia, vaksina, koha, 13 prill

2021 ishte viti më vdekjeprurës në historinë ë SHBA-së, ndërkaq të dhënat dhe kërkimet e reja po ofrojnë më shumë njohuri se si u bë situata aq keq.

Arsyeja kryesore e rritjes së vdekjeve këtë vit? COVID-19, është shprehur Robert Anderson, i cili mbikëqyr punën e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve mbi statistikat e vdekjeve.

Agjencia këtë muaj e ka përditësuar në heshtje numrin e saj të përkohshëm të vdekjeve. Ai ka treguar se kishte 3.465 milionë vdekje vitin e kaluar, ose rreth 80.000 më shumë sesa totali i rekordeve të vitit 2020.

Në fillim të vitit të kaluar, disa ekspertë ishin optimistë se viti 2021 nuk do të ishte edhe aq i keq sa viti i parë i pandemisë – pjesërisht për shkak se vaksinat efektive për COVID-19 tashmë më në fund ishin të disponueshme.

“Ne ishim gabim, për fat të keq”, ka thënë Noreen Goldman, studiuese e Universitetit Princeton.

Edhe Vaksina kundër COVID-it mund ta ketë ndihmuar rritjen e numrit të vdekjeve Lifestyle Vaksina kundër COVID-it mund ta ketë ndihmuar rritjen e numrit të vdekjeve

Vdekjet nga COVID-19 u rritën në vitin 2021 – në më shumë se 415.000 nga 351.000 një vit më parë – pasi u shfaqën variante të reja të koronavirusit dhe një numër i madh i papritur i amerikanëve që refuzonin të vaksinoheshin ose hezitonin të mbanin maska, kanë bërë të ditur ekspertët.

Fajtor nuk është vetëm koronavirusi. Të dhënat paraprake të CDC-së kanë treguar po ashtu se shkalla e papërpunuar e vdekjeve nga kanceri u rrit, kurse normat nisën të rriteshin edhe për diabetin, sëmundjet kronike të mëlçisë dhe sulmeve në tru.

Rastet e vdekjeve nga mbidoza e drogës gjithashtu vazhduan të rriteshin. Në fakt, CDC-ja nuk ka ende një raport për vdekjet nga mbidoza në vitin 2021, për shkak se mund të duhen javë pune dhe hetim laboratorik për t’i identifikuar ato. Megjithëkëtë, të dhënat e përkohshme deri në tetor sugjerojnë se vendi është në rrugën e duhur për të parë të paktën 105.000 vdekje nga mbidoza në vitin 2021 – nga 93.000 sa ishte një vit më parë.

Hulumtimi i ri, i publikuar të martën, vuri në pah një rritje veçanërisht të madhe të vdekjeve nga mbidoza mes moshave 14 dhe 18 vjeç.

Numri i vdekjeve nga mbidoza e adoleshentëve ishte mjaft konstant për pjesën më të madhe të dekadës së fundit, rreth 500 në vit, sipas studimit të botuar nga Journal of the American Medical Association. Ata pothuajse u dyfishuan në vitin 2020 në 954, kurse studiuesit kanë vlerësuar se totali arriti në gati 1.150 vitin e kaluar.

Joesph Friedman, studiues i UCLA-s, i cili ishte autori kryesor i gazetës, e quajti këtë rritje “të paprecedentë”.

Ato vdekje nga mbidoza e adoleshentëve ishin vetëm rreth 1% e totalit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo adoleshentët përjetuan rritje relative më të madhe se popullsia e përgjithshme, edhe pse anketat sugjerojnë se përdorimi i drogës tek adoleshentët është ulur.

Ekspertët ia atribuuan rritjes fenantilin, një drogë shumë vdekjeprurëse që është prerë në heroinë për disa vite. Kohët e fundit është futur edhe në pilula të falsifikuara që u ngjajnë barnave me recetë, me të cilat adoleshentët ndonjëherë abuzojnë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpesh rritet nga viti në vit teksa edhe popullsia e saj rritet. Mirëpo vitet 2020 dhe 2021 panë kërcënime të jashtëzakonshme në numrat dhe shkallët e vdekjeve, kryesisht për shkak të pandemisë.

Edhe Fushata e suksesshme kundër përdorimit të narkotikëve Lifestyle Fushata e suksesshme kundër përdorimit të narkotikëve

Këto tendenca kombëtare të vdekjes ndikojnë në jetëgjatësinë – një vlerësim i numrit mesatar të viteve që një fëmijë i lindur në një vit të caktuar mund të presë të jetojë.

Me përjashtime të rralla, jetëgjatësia në SHBA është rritur me besueshmëri vit pas viti. Mirëpo vlerësimi i jetëgjatësisë së CDC-së për vitin 2020 ishte rreth 77 vjet – më shumë se një vit e gjysmë më i ulët sesa ishte në vitin 2019.

CDC-ja nuk i ka raportuar ende llogaritjet për vitin 2021. Ama Goldman dhe disa hulumtues të tjerë kanë qenë duke i bërë vlerësimet e tyre, të paraqitura në punime që nuk janë publikuar ende në revistat të vlerësuara nga kolegët.

Sipas këtyre studiuesve, jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë edhe pesë ose gjashtë muaj në vitin 2021 – duke e kthyer atë në vendin ku ishte 20 vjet më parë.

Humbja e më shumë se dy vjetëve të jetëgjatësisë gjatë dy vjetëve të fundit “është gjigante”, ka theksuar Goldman.

Një studim i kryer i kishte shqyrtuar të dhënat e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara dhe në 19 vende të tjera me të ardhura të larta. Ndër to, SHBA-ja kishte kaluar nëpër më të keqen.

“Ajo që ka ndodhur në SHBA ka të bëjë më pak me variantet sesa nivelet e rezistencës ndaj vaksinimit dhe refuzimit të njerëzve për praktika të tilla si maskat dhe detyrimet e tjera për ta reduktuar transmetimin viral”, është shprehur një nga autorët e studimit, dr. Steven Woolf nga Universiteti Virginia Commonwealth.

Disa ekspertë janë skeptikë nëse jetëgjatësia do të kthehet shpejt. Ata shqetësohen për ndërlikimet afatgjata të COVID-19 që mund të përshpejtojnë vdekjet e njerëzve me probleme kronike shëndetësore.

Edhe Rekord vdekjesh nga mbidoza e drogës në SHBA Botë Rekord vdekjesh nga mbidoza e drogës në SHBA

Të dhënat paraprake – dhe jo të plota – të CDC-së sugjerojnë se kishte të paktën 805.000 vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rreth tre muajt e parë të këtij viti. Kjo është shumë më poshtë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, mirëpo më e lartë se periudha e krahasueshme në vitin 2020.

“Mund të përfundojmë me një “normale të re”, që është pak më e lartë se më parë”, ka theksuar Anderson.