Më shumë se 100,000 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza e drogës përgjatë një viti gjatë pandemisë me COVID-19.
Është shifra më e lartë e vdekjeve nga drogat e regjistruar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dhënat nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se vdekjet nga mbidoza u rritën në 28.5 përqind në 12 muaj.
Ekspertët besojnë se mbidozat shpërthyen për shkak të aspektit psikologjik gjatë pandemisë dhe opioideve sintetike si fentanili.
Katherine Keyes, ekspertë për çështjen e abuzimit me droga, i tha BBC-së se vdekjet nga mbidoza janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, por se pandemia “i hodhi benzinë atij zjarri”.
Numri i vdekjeve nga drogat tani ka kaluar ato nga armët, aksidentet me automjete dhe gripit.
-
Mbidoza la të vdekur 93,000 njerëz në SHBA vitin e kaluar
-
Fushata e suksesshme kundër përdorimit të narkotikëve
-
Pas COVID-19, mbidoza shkakton rritje të numrit të vdekjeve
-
Mosprodhimi i opiumit në Afganistan rrit frikën se do të shtohen vdekjet nga mbidoza
-
Vaksina kundër COVID-it mund ta ketë ndihmuar rritjen e numrit të vdekjeve