Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Palltot e fryra, më të pëlqyerat për stinën e dimrit

Për disa vjet rresht palltot e fryra janë trendi më “in” i stinës së dimrit.

Që nga koleksioni i vitit 2016 i markës “Balenciaga” që shfaqi një pallto të kuqe të fryrë, ky trend është bërë i preferuari i të gjithëve për ditët e ftohta.

Për vitin 2022, Rihanna dhe Irina Shayk, i sollën këto pallto të kombinuara me shumë stil. Të dyja u panë në rrugët e New Yorkut ku morën dhe vëmendjen e mediave.

Ngjyrat e errëta të këtyre palltove janë ato që pëlqehen më shumë në stilin urban, por disa emra të muzikës, si Billie Eilish dhe Lil Nas X, i përdorën ato edhe në ngjarje glamuroze me tapet të kuq.