Miçigan, 30 janar – Quhen Pac-man grimcat që futen në enët e gjakut dhe “gllabërojnë” pllakat përgjegjëse për arteriosklerozën, sipas një ekipi të Universitetit Amerikan të Miçiganit (MAU), me koordinator Bryan Smith, transmeton atsh raportimin e ANSA-s.
“Pac-man përbëhen nga nanotubat e karbonit që përmbajnë ilaçe. Molekulat e lëshuara nga nanopjesëzat veprojnë duke stimuluar aktivitetin e disa llojeve të qelizave pastruese në trup siç janë makrofagët dhe monocitet, të cilat më pas ‘gllabërojnë’ pjesët e pllakave”, theksuan studiuesit.
“Në këtë mënyrë makrofagët mund të rinovohen dhe madhësia e pllakave të zvogëlohet. Qëllimi është që të zhvillojmë prova klinike për të verifikuar efektivitetin e tyre në kufizimin e rrezikut të sulmeve në zemër duke minimizuar efektet anësore, falë selektivitetit të lartë të nanopjesëzave”, theksoi studiuesi Smith/ANSA.
-
Nivele të larta mikroplastikash gjenden te personat që kanë kaluar infarkt
-
Gjallesa e Antarktidës mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçit të ri kundër melanomës
-
Ilaçet që ofrojnë shpresë për trajtim të sëmundjes së mëlçisë
-
Po testohet nëse modifikimi i gjeneve mund të ulë nivelin e yndyrës së dëmshme në gjak
-
Proteina në qelizat kancerogjene mund të mbrojë trurin nga demenca