Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Origjina e COVID-19 mund të mos zbulohet kurrë

Agjencitë amerikane të Inteligjencës kanë thënë se ka mundësi se kurrë nuk do të mund ta identifikojnë prejardhjen e COVID-19, por kanë ardhur në përfundim se nuk është krijuar nga një armë biologjike

Në një vlerësim të përditësuar rreth fillesës së virusit, Zyra e Drejtorit Amerikan për Inteligjencë Kombëtare (ODNI) ka thënë se bartja nga kafsha te njeriu dhe krijimi në laborator ishin hipoteza të besueshme për mënyrën e shpërndarjes së virusit.

Por nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të arritur në një përfundim definitiv. Ndërkaq Kina e ka kritikuar raportin.

Zbulimet janë publikuar në një raport të deklasifikuar, që është përditësim i një rishikimi 90-ditor që Qeveria e Joe Bidenit e ka publikuar në gusht.

Thuhet se komuniteti i Inteligjencës mbetet i ndarë sa i përket çështjes së prejardhjes së virusit. Katër agjenci me “besueshmëri të ulët” kanë thënë se e ka prejardhjen nga një kafshë e infektuar apo virus që ka lidhje me koronavirusin.

Edhe Origjina e COVID-19 mund të mos kuptohet kurrë, thonë agjencitë amerikane të Inteligjencës Botë Origjina e COVID-19 mund të mos kuptohet kurrë, thonë agjencitë amerikane të Inteligjencës

Por një agjenci ka thënë se ka “besueshmëri mesatare” se personi i parë i infektuar ka gjasa të jetë nga një aksident në laborator, që me gjasë përfshihej në një eksperiment apo nga një kafshë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan.

Në raport thuhet gjithashtu se zyrtarët kinezë nuk ishin në dijeni për ekzistencën e virusit para se të shpërthente për herë të parë në qytetin e Wuhanit, në fund të vitit 2019. Por thuhet se Kina kishte vazhduar t’i pengonte hetimet globale dhe të mos ndante informata.

Autoritetet kineze i kanë ndërlidhur rastet e para me COVID-19 me tregun e ushqimit të detit në Wuhan, që ka ndikuar që shkencëtarët të vijnë me teorinë se virusi ka kaluar nga kafshët te njerëzit.

Në maj, presidenti Biden i kishte urdhëruar zyrtarët e Inteligjencës që ta hetonin prejardhjen e virusit, përfshirë edhe teorinë e daljes nga laboratori, që ishte refuzuar nga Kina.

Si kundërpërgjigje ndaj Raportit të Inteligjencës, Ambasada kineze në Washington ka dhënë një deklaratë për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Vendimi i SHBA-së për t’u mbështetur në Inteligjencë, në vend të shkencëtarëve, për ta gjetur prejardhjen e COVID-19, është farsë plotësisht politike.

Edhe Inteligjenca gjermane “besonte se COVID nisi në laborator” Botë Inteligjenca gjermane “besonte se COVID nisi në laborator”

“I kemi mbështetur hetimet që janë bazuar në shkencë rreth zbulimit të prejardhjes së virusit dhe do të vazhdojmë të mbetemi në kontakt. Kështu që, bindshëm i kundërshtojmë përpjekjet për ta politizuar këtë çështje”.

Rreth 240 milionë raste me COVID-19 janë konfirmuar në tërë botën, ndërkaq më shumë se 4.9 milionë njerëz kanë humbur jetën shkaku i këtij virusi.