Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Optimistët jetojnë më gjatë, thotë studimi

Ata që e shohin jetën me ngjyra më pozitive jetojnë më shëndetshëm e më gjatë sepse kanë më pak stres, ka sugjeruar një studim i ri.

Shkencëtarët kanë gjetur se teksa optimistët kanë dalë shumë më mirë se pesimistët në situatat e njëjta stresuese.

Se si optimizmi ul dozën e stresit është ende e paqartë, por hulumtuesit besojnë se ata i shmangin debatet, tollovitë në trafik e nervozat tjera, ose thjesht nuk i lejojnë që ato t’u kthehen në stres.

Studimet e shkuara kanë gjetur dëshmi se optimistët jetojnë më gjatë e më shëndetshëm, por hulumtuesit ende s’kanë kuptuar se si kontribuon teoria e gotës gjysmë të mbushur.

“Duke u nisur nga lidhjet e mëhershme se optimizmi çon në jetë më të gjatë dhe ul rreziqet për sëmundje të rënda, dukej logjike për të studiuar nëse optimizmi mbron ndaj stresit te më të moshuarit”, ka thënë psikologja Lewina Lee, asistent-profesoreshë në Universitetin e Bostonit.

Edhe Shkencëtarët tregojnë sekretin për jetë më të gjatë, s’është dieta, ushtrimet e as meditimi Lifestyle 10 muaj më parë Shkencëtarët tregojnë sekretin për jetë më të gjatë, s’është dieta, ushtrimet e as meditimi

Bashkë me kolegët, Lee ka studiuar të dhënat e 233 burrave që ishin të paktën 21 vjeç në periudhën 1961-1970, në kohën e një studimi të plakjes në SHBA. Studimet në vitet e ’80-a dhe të ’90-a matën nivelet e optimizmit.

Në periudhën 2002-2010, ata kompletuan hyrje nga tri herë në javë në sistem duke treguar disponimin e tyre dhe përballjen me stresin në situata të caktuara.

Hulumtuesit dyshonin se optimistët kalonin gjithçka më lehtë se pesimistët dhe ktheheshin shpejt në disponim më të mirë pas një ngjarje stresuese. Por të dhënat s’i vërtetuan pretendimet.

“Kemi gjetur se optimistët kishin raportuar më pak ditë stresuese, dhe kjo shpjegonte pjesërisht nivelin e ulët të disponimit negativ. Kjo sugjeron se ndoshta optimistët u shmangen situatave stresuese ose situatat e caktuara nuk i perceptonin si stresuese”, ka thënë Lee.

Edhe pse studimi u fokusua te burrat më të moshuar, Lee ka thënë se pret që gjetjet të vlejnë edhe për gratë.

Edhe Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri Lifestyle 1 j. më parë Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri

Se si të bëhet një njeri më optimist, ajo ka thënë se duhet të ketë një ndërgjegjësim se si të silleni në situata të caktuara apo si t’i gjykoni ato.

“Shpesh ndodh që reagimi ynë automatik përfshin një rezultat negativ apo skenarin më të keq të mundshëm. Do të ishte mirë që të kapim veten duke bërë këtë dhe më pas të përpiqemi të gjejmë mënyra tjera për t’ju afruar situatës. Një qasje më optimiste s’do të thotë injorim i rreziqeve. Por ndërgjegjësim për fuqinë tonë, shembujt tjerë të suksesit që të arrihet vetëbesimi” dhe qasja pozitive”, ka shtuar ajo.