Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Njerëzit optimistë bëjnë gjumë më të mirë

Tashmë dihet se mungesa e gjumit shoqërohet me luhatje humori dhe shtim të mendimeve negative, por a mundet që e kundërta të ndodhë me individët që bëjnë një gjumë cilësor?

Teorikisht, nga një këndvështrim jo-shkencor, kjo gjë ka kuptim! Nëse flini mjaftueshëm humori juaj do të përmirësohet dhe do të keni një këndvështrim më pozitiv për jetën, e kështu do të ndiheni më optimist.

Por kjo ide padyshim shtron një pyetje tjetër: A është optimizmi rezultat i gjumit të mjaftueshëm?

A është optimizmi rezultat i gjumit të mjaftueshëm?

Duke ditur që optimizmi ndihmon në përmirësimin e aftësive shëndetësore, studiuesit u përpoqën të testonin hipotezën: “Optimizmi mund të jetë rezultat i një gjumi cilësor”.

Edhe Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja Lifestyle Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja

Hulumtimi zbuloi një lidhje të rëndësishme midis optimizmit dhe karakteristikave të ndryshme të gjumit.

Studiuesit vunë re se individët më optimistë kishin gjithashtu më pak gjasa të raportonin se vuanin nga pagjumësia dhe lodhja gjatë ditës. Dhe ata flinin mesatarisht diku nga gjashtë deri në nëntë orë.

Por, ashtu si me çdo rezultat nga hulumtimet, merreni parasysh që ende nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të ditur saktësisht nëse të qenurit optimist ndikon pozitivisht në cilësinë e gjumit.

Sidoqoftë, studiuesit bëjnë një lidhje logjike midis rezultateve të hulumtimit dhe efekteve të padiskutueshme të stresit në ciklin e gjumit.

“Optimistët,” thonë studiuesit, “kanë më shumë gjasa të përfshihen në përballimin aktiv të probleme dhe të interpretojnë ngjarjet stresuese në mënyra më pozitive. Duke reduktuar kështu shqetësimet dhe mendimet e shumta, para se të bien në gjumë dhe gjatë ciklit të gjumit.”

Edhe Optimistët jetojnë më gjatë, thotë studimi Lifestyle Optimistët jetojnë më gjatë, thotë studimi

Pra nëse keni probleme me gjumin, ekspertët këshillojnë të vëzhgoni mënyrën se si mendoni, e cila mund të jetë duke ju zhytur në negativitet dhe rrjedhimisht ju jep shqetësime gjatë orëve të gjumit.

Ndërkohë edhe të rrezatosh befas optimizëm, nuk është diçka e shëndetshme. Ka shumë mënyra për të ndihmuar në menaxhimin e stresit, si për shembull praktikimi i meditimit, për të përballuar ankthin dhe për të qetësuar mendjen tuaj. /AgroWeb.org