Gjenevë, 10 dhjetor – Sëmundja Alzheimer dhe format e tjera të demencës renditen për herë të parë në mesin e 10 shkaqeve kryesore të vdekjes në të gjithë globin, njoftoi dje Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Demenca renditet në vendin e shtatë me gati gjysmë milioni vdekje në të gjithë botën”, tha OBSH, duke cituar statistikat e vitit 2019.
“Në Evropë dhe Amerikë është lloji i tretë më vdekjeprurës i sëmundjes”, shtoi ajo.
Shkaqet kryesore globale të vdekjes vitin e kaluar ishin sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD), infeksionet e frymëmarrjes së ulët dhe kushtet vdekjeprurëse midis fëmijëve të porsalindur.
Kanceri i frymëmarrjes, demenca, diarreja, diabeti dhe sëmundjet e veshkave përmbyllin 10 të parat.
Ashtu si demenca, diabeti ishte një tjetër i posa hyrë në listë.
Edhe
Trefishohet numri i vdekjeve nga demenca
Vdekjet nga diabeti janë rritur me 70 % brenda një dekade, duke arritur 1,5 milionë vitin e kaluar.
Një zëdhënës i OBSH-së tha se sëmundja e re e COVID-19 është në rrugën e duhur për t’u renditur në mesin e 10 shkaqeve kryesore të vdekjes për vitin 2020, pasi më shumë se 1,5 milionë viktima lidhen me të deri më tani./ ATSH-DPA