Numri i lindjeve në Shtetet e Bashkuara ka shënuar vitin e kaluar shifrën më të ulët në më shumë se tri dekada, kanë treguar statistikat qeveritare.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar më 15 maj se më 2018 janë realizuar 3,788,235 lindje në këtë shtet, apo 2 për qind më pak se më 2017.
Ky ka qenë viti i katërt me rend që shifrat e lindjeve kanë rënë në pikën më të ulët prej vitit 1986, transmeton Rel.
Kjo Qendër ka thënë se numri i lindjeve ka nisur të shënojë rënie 11 vjet më parë.
Është raportuar se edhe shkalla e fertilitetit ka rënë për 2 për qind, që i bie 1.7 lindje për një grua më 2018.
Ekspertët kanë thënë se numri i lindjeve duhet të arrijë në normën prej 2.1 për një grua, në mënyrë që popullsia të zëvendësohet pa imigrim.
Edhe
Numri i lindjeve në SHBA bie në nivelin më të ulët prej vitit 1986
Eksperti për demografi nga Instituti Brookings, William Frey, ka thënë për agjencinë e lajmeve, AFP, se kjo ulje është rezultat i krizës ekonomike që ka nisur më 2008.
Megjithatë, shkalla e lindjeve në Shtetet e Bashkuara është më e lartë sesa në Japoni, Itali dhe Gjermani, derisa është më e ulët në krahasim me Francën.