Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Numri i lindjeve në SHBA bie në nivelin më të ulët prej vitit 1986

Numri i lindjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar vitin e kaluar shifrën më të ulët në më shumë se tri dekada, kanë treguar statistikat qeveritare.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar më 15 maj se më 2018 janë realizuar, 3,788,235 lindje në këtë shtet, apo 2 për qind më pak se më 2017.

Ky ka qenë viti i katërt me rend që shifrat e lindjeve kanë rënë në pikën më të ulët prej vitit 1986.

Kjo Qendër ka thënë se numri i lindjeve ka nisur të shënojë rënie 11 vjet më parë.

Është raportuar se edhe shkalla e fertilitetit ka rënë për 2 për qind, që i bie 1.7 lindje për një grua më 2018, transmeton rel.

Ekspertët kanë thënë se numri i lindjeve duhet të arrijë në normën prej 2.1 për një grua, në mënyrë që popullsia të zëvendësohet pa imigrim.

Edhe Numri i lindjeve në SHBA bie në nivelin më të ulët prej vitit 1986 Lifestyle Numri i lindjeve në SHBA bie në nivelin më të ulët prej vitit 1986

Eksperti për demografi nga Instituti Brookings, William Frey, ka thënë për agjencinë e lajmeve, AFP, se kjo ulje është rezultat i krizës ekonomike që ka nisur më 2008.

Megjithatë, shkalla e lindjeve në Shtetet e Bashkuara është më e lartë sesa në Japoni, Itali dhe Gjermani, derisa është më e ulët në krahasim me Francën.