Gjykata Supreme e Italisë ka konfirmuar vendimin e saj mbi një padi për shpërdorim detyre, të paraqitur nga prindërit e një fëmije me autizëm infantil duke hedhur poshtë dyshimin se autizmi ka ardhur si pasojë e vaksinimit të detyrueshëm.
Sipas Gjykatës së Lartë, akuzat nuk përbëjnë procedim penal dhe direktivat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe studimet më të fundit epidemiologjike kanë përjashtuar lidhjen mes vaksinimit dhe autizmit, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.
Prindërit e vajzës së vogël kishin paraqitur një padi për shpërdorim detyre ndaj mjekut në spitalin e Milanos, dhe fillimisht Komisioni i Vlerësimit, e kishte pranuar kërkesën për kompensim për dëmtimin e shëndetit të bebes së vogël, por e kishte tërhequr atë disa muaj më vonë, pas interpretimit të Ministrisë së Shëndetësisë, që në bazë të studimeve të fundit përjashtonte lidhjen mes vaksinës dhe autizmit.
-
Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD
-
Vaksina kundër fruthit nuk shkakton apo nxit autizmin
-
Studimi i ri: Përdorimi i Paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk përbën rrezik për autizëm te fëmijët
-
IKSHPK: Vaksinimi, mënyra më e mirë për t’i mbrojtur fëmijët nga sëmundjet e rrezikshme
-
Studimi i ri rrëzon pretendimin e Trumpit: Paracetamoli në shtatzëni s’lidhet me autizmin