“Vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës nuk rrit rrezikun e autizmit dhe nuk shkakton autizëm tek fëmijët”.
Në këtë përfundim ka arritur studimi më i ri, i cili ka përfshirë 650.000 fëmijë. Hulumtuesit kanë përdorur një regjistër të popullsisë për të vlerësuar nëse vaksina MMR ka rritur rrezikun e autizmit në fëmijët e lindur në Danimarkë midis viteve 1999 dhe 2010.
Gjithsej 657,461 fëmijë janë ndjekur deri në gusht të 2013-ës, teksa studiuesit kanë dokumentuar diagnozat e autizmit, të njohura si faktorët e rrezikut duke përfshirë: moshën e prindërve, diagnozën e autizmit tek vëllezërit ose motrat, lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët në lindje.
Mbi 95% e fëmijëve që u vaksinuan, 6.517 u diagnostikuan me autizëm. Vaksina MMR nuk e rriti rrezikun e autizmit te fëmijët të cilët nuk u konsideruan në rrezik për këtë çrregullim dhe nuk e nxitën atë edhe tek fëmijët e rrezikuar, sipas studimit të botuar në revistën “Annals of Internal Medicine”.
“Kjo ide se vaksinat shkaktojnë autizëm mbizotëron ende dhe vijon të përhapet përmes rrjeteve sociale”, vuri në dukje Anders Hviid, autor i studimit nga Instituti Statens Serum në Danimarkë.
Edhe
IKSHPK: Vaksinimi, mënyra më e mirë për t’i mbrojtur fëmijët nga sëmundjet e rrezikshme
Teksa grupet e anti-vaksinave janë bërë më të dëgjuar, madje edhe të famshëm dhe politikanë po përhapin frikën e vaksinave, Hviidi dhe ekipi i tij donin të jepnin përgjigje solide shkencore.
“Kontributi më i madh i studimit ishte përfshirja e fëmijëve në rrezikuar nga autizmi”, tha Dr Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias, i cili nuk ishte i përfshirë në kërkimin e ri.
Ai shpreson se prova më e fundit do të sigurojë familjet me fëmijë të vegjël në rrezik për zhvillimin e çrregullimeve të spektrit të autizmit, se vaksina nuk do ta rrisë rrezikun.
Miti që lidh vaksinat dhe autizmin u rrit nga një studim i vitit 1998 nga Andrew Wakefield, botuar në revistën mjekësore “The Lancet”.
Wakefield ishte kompensuar nga një firmë ligjore që synon të padisë prodhuesit e vaksinës MMR, dhe në vitin 2010, ai humbi licencën e tij mjekësore.
Në vitin 2011, “The Lancet” tërhoqi studimin pas një hetimi zbuloi se Wakefield kishte ndryshuar informacion mbi 12 fëmijët të cilët ishin bazë për përfundimin e studimit të tij.
Disa studime të mëvonshme që përpiqen të riprodhojnë rezultatet nuk kanë gjetur lidhje midis vaksinave dhe autizmit.
Në të gjithë botën, rastet e fruthit u rritën me 48.4% midis 2017 dhe 2018, sipas llogaritjeve të UNICEF nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Edhe
Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD
Dhjetë shtete, përfshirë Brazilin, Filipinet dhe Francën, përbënin rreth tre të katërtat e rritjes totale të rasteve të fruthit në 2018.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konsideruar hezitimin ose refuzimin për të vaksinuar pavarësisht nga disponueshmëria e vaksinave, si një kërcënim i lartë për shëndetin global në 2019.