Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Njerëzit u kushtojnë më pak vëmendje punëve, nëse kanë kolegë robotë

Njerëzit kanë të ngjarë t’u kushtojnë më pak vëmendje detyrave të punës, po që se punojnë krah një roboti, sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti Teknik i Berlinit.

Siç shkruan “The Guardian”, shkencëtarët kanë zbuluar se punëtorët kur kanë kolegë robotë nisin të punojnë më pak pasi mendojnë se të tjerët ua mbulojnë detyrat.

“Puna në ekip është bekim ‘i përzier’”, ka thënë Dietlind Helen Cymek, autorja kryesore e studimit, që u shfaq në revistën “Frontiers in Robotics and AI”. “Të punuarit në grup mund t’i motivojë njerëzit të punojnë më mirë, por edhe mund të çojë në humbjen e motivimit sepse kontributi individual nuk është që shihet edhe aq mirë. Ishim të interesuar për të parë nëse mund të gjejmë efekte të tilla (de)motivuese kur partneri në ekip është robot”.

Ekipi testoi hipotezën duke pyetur punëtorët për të kontrolluar kualitetin e kryerjes së punës, gjysma e së cilave po bëheshin nga robotët. Punëtorët që nuk punon direkt me robotin e quajtur “Panda”, të paktën kishin njohuri për të dhe veprat e tij. Punëtorëve iu kërkua një detyrë e caktuar. Aktiviteti i tyre u monitorua nga studiuesit, që i ndanë grupet – me ata që bashkëpunonin me robotë dhe ata që s’kishin robotë në ekipe. Hulumtuesit dolën në konkludim se ata që punonin me “Pandan” po gjenin më pak defekte në detyrën e caktuar për studim, pasi kishin besimin se roboti i kryente me sukses punët. Sipas ekspertëve kjo reflektohet si “më pak punë kur njerëzit ndiejnë se kolegu është i besueshëm”.

Përderisa punëtorët që ishin pa robotë në ekip, ishin më të vëmendshëm në kryerjen e punëve dhe ende mendonin se edhe robotët gabojnë.

“Është e lehtë të monitorohet se ku po shikon një person (për punët e kryera të robotit), por shumë më e vështirë të shpjegohet se si po perceptohet kjo pamje në trurin e punëtorit”, ka thënë Linda Onnasch, autore tjetër e studimit.