Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Nga dobësimi te hidratimi: 3 lëngje frutash dhe 3 superefekte

Foto: Los Angeles Times

Lëngjet e frutave dhe perimeve kanë shumë vlera për organizmin tonë. Për efekte maksimale të tyre, investoni në aparate dhe shtrydhëse frutash të cilat i shtrydhin perimet e frutat me gjithë lëvore, pasi lëvorja ruan shumë antioksidantë e vitamina.

Sipas cilësive të frutave dhe perimeve të zgjedhura për të përgatitur lëngje të ndryshme për trupin tonë. Mund të përgatisim lëngje për: Të ushqyer dhe hidratuar organizmin; Detoksifikuar dhe pastruar; Dobësuar; Dhe për të zhvilluar imunitetin e fëmijëve.

Më poshtë do të lexoni se si të përgatisni 3 lëngje dhe efektet e secilit:

Për t’u deksifikuar ose pastruar

Fuqia detoskifikuese dhe pastruese e ananasit është shumë e madhe. Për këtë arsye, lëngjet që përgatien me këtë frut janë në gjendje të eliminojnë toksina nga organizmi. Ja çfarë duhet për të përgatitur një pije detoks me ananas

Edhe Pija natyrale që ndihmon kundër fryrjes së stomakut Lifestyle Pija natyrale që ndihmon kundër fryrjes së stomakut
  • Gjysmë ananasi
  • 5 gjethe lakre
  • Gjysmë limoni

Për t’u ushqyer dhe hidratuar

Është i thjeshtë për t’u përgatitur dhe përmban vetëm dy përbërës:

  • 300 gr kastravec
  • Gjethe menteje

Është i përshtatshëm për pasditet verore, aktivitetet sportive dhe të gjitha rastet në të cilat organzimi ka nevojë të rihidratohet.

Për dobësim

Edhe Pijet që ndihmojnë për humbje peshe e rritje të imunitetit Lifestyle Pijet që ndihmojnë për humbje peshe e rritje të imunitetit

Kjo është receta e një lëngu të shkëlqyer që përgatitet me përbërës si:

  • 8-10 asparagë
  • 2-3 degë selinoje
  • 2-3 karota mesatare

Ky lëng ndihmon për të eliminuar yndyrat e tepërta falë përmbajtjes së aminoacideve të asparagëve dhe nivelin e ulët të kalorive të tyre. Asparagët kanë fuqi të lartë diuretike, selinoja ka përmbajtje të lartë uji që hidraton trupin, kurse karotat përmbajnë beta-caroten që stabilizon nivelet e sheqerit në gjak. \neps