Cigarja mbetet shkaktari i vdekjes së rreth 6 milionë njerëzve në botë çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Për shumicën, duhani fillon në shkollën e mesme. Mirëpo, në çfarë moshe fillon saktë konsumimi i tij në përgjithësi?
Në Amerikë, si dhe në pjesën më të madhe të Evropës, studimet tregojnë se ndezja e parë e cigares ndodh në mes të moshës 15-16 vjeçare, raporton CNN, përcjell kp.
Në SHBA 15.3 ishte mosha mesatare kur fillon konsumimi i cigares, përderisa në vendet evropiane cigarja fillohet rreth moshës 16 vjeçare të djemtë, kurse përafërsisht nga mosha 15 vjeçare vajzat fillojnë duhanin.