Udhëzimet dietike të SHBA-së rekomandojnë që amerikanët duhet t’i marrin lëndët ushqyese nga ushqimi, përveç nëse kanë nevoja specifike ose nuk këshillohen të marrin vitamina nga një ofrues i kujdesit shëndetësor. Vitaminat mund të ofrojnë lëndë ushqyese që mungojnë në dietë, por marrja e sasive të larta mund të rezultojë në efekte anësore që variojnë nga shqetësimi i stomakut deri te problemet serioze të zemrës dhe mëlçisë
Miliona të rritur amerikanë marrin multivitamina çdo ditë, edhe pse pilulat nuk janë treguar që parandalojnë sëmundje si sëmundjet e zemrës ose kanceri dhe ekspertët thonë se është më mirë të merren si lëndë ushqyese nga ushqimi.
Hulumtimi i fundit shqyrton nëse marrja e një vitamine ditore mund të ketë një efekt në kujtesë. Studimi zbuloi se multivitamina mund të rrisë funksionin e kujtesës tek disa njerëz, me ekuivalentin e tre vjetëve të humbjes normale të kujtesës të lidhur me moshën.
Teksa studimi nuk është mjaft gjithëpërfshirës për të garantuar rekomandime të gjera për marrjen e vitaminave, ai ofron informacion të rëndësishëm në lidhje me përdorimin e tyre, ka treguar Adam Brickman, profesor i neuropsikologjisë në Universitetin e Kolumbisë, i cili drejtoi studimin.
“Studimet e mirë-projektuara kërkimore po tregojnë se mund të ketë vërtet disa përfitime” për të marrë multivitamina, ka bërë të ditur ai.
Nevojitet studim i mëtejshëm për të përcaktuar saktësisht se cilat lëndë ushqyese mund të bëjnë një ndryshim.
Rreth studimit
Studiuesit në Universitetin Columbia të Nju-Jorkut dhe në Spitalin Brigham and Women në Boston gjurmuan më shumë se 3500 njerëz mbi moshën 60 vjeç për tre vjet.
Pjesëmarrësit u caktuan në mënyrë të rastësishme për të marrë një multivitaminë të përditshme ose një pilulë. Ata u vlerësuan çdo vit për tre vjet me provime të bazuara në internet që matin funksionin e kujtesës.
Një test u dha pjesëmarrësve një listë me 20 fjalë, një nga një, për 3 sekonda secila, më pas u kërkoi të shkruanin të gjitha fjalët që mbanin mend menjëherë dhe pas 15 minutash. Provimi mati funksionin e hipokampusit, një zonë në tru që kontrollon të mësuarit dhe kujtesën, ka sqaruar Brickman.
Pas një viti, pjesëmarrësit që merrnin vitamina ditore kishin funksion më të mirë të kujtesës, duke kaluar nga kujtimi i saktë i 7 fjalëve në fillim në 7.8 fjalë. Pjesëmarrësit që morën tableta bedel shkuan nga kujtimi i 7.2 fjalëve në 7.6 fjalë. Studiuesit llogaritën se ndryshimi arriti në një përmirësim në kujtesë të barabartë me rreth tre vjet ndryshim normal, të lidhur me moshën. Ky përmirësim u mbajt për të paktën dy vjetët e mbetur të studimit dhe ishte më i theksuar te njerëzit me sëmundje të zemrës, ka zbuluar studimi.
Multivitamina mund të funksionojë duke siguruar mikronutrientë që përmirësojnë funksionin e hipokampusit, ka theksuar Brickman. Ky është studimi i dytë i madh i kryer nga studiuesit për të treguar se kujtesa është përmirësuar tek të rriturit e moshuar që merrnin multivitamina çdo ditë.
Studimi u financua nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe gjithashtu nga Mars Edge, një divizion i Marsit, i cili prodhon ëmbëlsira, ushqime për kafshët shtëpiake dhe produkte të tjera; dhe Pfizer dhe Haleon, të dy prodhues të multivitaminave.
Përdorimi i multivitaminave
Rreth 60% e të rriturve në SHBA dhe rreth 35% e fëmijëve marrin vitamina çdo ditë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Pilulat janë pjesë e gati 56 miliardë dollarëve që amerikanët shpenzojnë çdo vit për suplemente dietike.
Udhëzimet dietike të SHBA-së rekomandojnë që amerikanët duhet t’i marrin lëndët ushqyese nga ushqimi, përveç nëse kanë nevoja specifike ose nuk këshillohen të marrin vitamina nga një ofrues i kujdesit shëndetësor. Vitaminat mund të ofrojnë lëndë ushqyese që mungojnë në dietë, por marrja e sasive të larta mund të rezultojë në efekte anësore që variojnë nga shqetësimi i stomakut deri te problemet serioze të zemrës dhe mëlçisë.
Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së, një grup kombëtar këshillimor, ka bërë të ditur vitin e kaluar se provat aktuale janë “të pamjaftueshme” për të vlerësuar rreziqet dhe përfitimet e suplementeve multivitamine për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Grupi rekomandoi kundër beta karotenit dhe vitaminës E për këtë qëllim.
Studimi i ri tregon se pilulat e vitaminave mund të ofrojnë mikronutrientë që mungojnë, veçanërisht në dietat e të rriturve të moshuar, ka treguar Robert Hackman, nutricionist hulumtues në Universitetin e Kalifornisë, Davis, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim. Rreth një e treta e të rriturve mbi 60 vjeç nuk arrijnë të marrin vitaminat, mineralet dhe fibrat e duhura vetëm nga ushqimi.
Megjithatë, Shoqata e Alzheimerit nuk rekomandon përdorimin e multivitaminave për të reduktuar rrezikun e rënies njohëse tek të rriturit e moshuar.
Shumica e pjesëmarrësve në studimin e ri ishin amerikanë të bardhë dhe të arsimuar në kolegj, me qasje dhe aftësi për të marrë provime në internet, vuri në dukje Heather Snyder, nënkryetare e marrëdhënieve mjekësore dhe shkencore për Shoqatën e Alzheimerit.
“Do të ishte e rëndësishme të shihej konfirmim i pavarur i këtyre rezultateve, veçanërisht në popullatat më përfaqësuese të studimit”, ka thënë ajo.
Përktheu: Blerta Haxhiu