Lifestyle

Mënyra të thjeshta për stërvitje të suksesshme, sipas shkencës

Nëse keni kaluar ndonjëherë orë të tëra në palestër ose në shtegun e vrapimit dhe nuk keni arritur të shihni rezultate pozitive ose jeni ndier se nuk po i përmbushni qëllimet tuaja të stërvitjes, atëherë e dini se sa frustruese mund të jetë kjo gjë.

Shpesh, kur vendosim objektiva të reja për fitnesin, nuk e kuptojmë se për realizimin e tyre nevojitet shumë më shumë se vetëm stërvitja. Në fakt, gjëra të tilla si gjumi adekuat dhe dieta e shëndetshme, e luajnë gjithashtu një rol të madh!

Për t’iu udhëzuar më mirë, këtu janë disa mënyra të thjeshta për t’i përmbushur me sukses qëllimet tuaja personale të ushtrimeve, sipas studimeve më të fundit shkencore dhe këshillave të ekspertëve.

Lërini muskujt të rikuperohen

Kur bëhet fjalë për të ushtruar dhe për të parë rezultatet që dëshironi, është thelbësore t’i jepni muskujve kohë për t’u rikuperuar. Kaliumi është një elektrolit që ndihmon në mbështetjen e funksionit normal të muskujve.

Konsumoni lëng shege për ta rritur oksidin nitrik në trup

Oksidi nitrik është një përbërës i prodhuar natyrshëm nga trupi që mbështet funksionin e muskujve. Gjithashtu ndihmon në furnizimin e trupit me lëndët ushqyese dhe oksigjenin e duhur që i nevojitet për të ushtruar në mënyrë efektive. Hulumtimet kanë treguar se disa lloje të antioksidantëve që gjenden në lëngun e shegës, mund të ndihmojnë në ruajtjen e oksidit nitrik në trupin tuaj duke e mbrojtur atë nga shpërbërja, gjë që e ndihmon trupin të marrë oksigjenin dhe lëndët ushqyese që i nevojiten për stërvitje.

Pini sasi të larta të ujit

Uji është thelbësor për t’u konsumuar gjatë gjithë kohës për të mbështetur shëndetin tuaj, por është veçanërisht e rëndësishme të pini ujë kur jeni duke ushtruar në mënyrë aktive. Natyrisht, ju djersiteni kur temperatura e trupit ngritët gjatë stërvitjes, që do të thotë se po humbisni edhe ujë. Për të ruajtur qëllimet tuaja të stërvitjes, sigurohuni që të pini shumë ujë dhe ta mbani trupin tuaj të hidratuar.

Hani mjaftueshëm proteina

Është vërtetuar se trajnimi me rezistencë është më efektiv në ndërtimin e muskujve sesa ushtrimet kardiake ose aerobike, por është e rëndësishme të siguroheni që po merrni mjaft proteina në dietën tuaj për këtë lloj stërvitjeje.

Përktheu: Edona Binaku