Amerikania Rachel Palma luftonte me muaj halucinacionet, pagjumësinë, mos lëvizjen e dorës së saj të djathtë dhe ankthet e tmerrshme.
Mjekët mendonin se shkak i të gjitha këtyre ishte një tumor në tru, por e vërteta ishte krejtësisht e pazakontë. Në fakt, një parazit u krijua në kokën e saj.
“Episodet u bënë më të çuditshme. Kishte ditë kur nuk e dija ku isha," tha 42-vjeçarja nga Midlton në Nju Jork për emisionin “Today”.
Problemet filluan vitin e kaluar dhe rezonanca magnetike zbuloi plagën në anën e majtë të trurit, transmeton KosovaPress.
Mjeku Jonathan Rasule tha se shenjat treguan se ishte një tumor malinj. Operacioni pasoi, megjithatë, mjekët në vend të tumorit, gjetën diçka që, siç thotë Rasule, dukej si një vezë, të cilën e prenë për të parë se çfarë kishte brenda.
“Ajo kishte një parazit në kokën e saj që ne arritëm të nxirrnim. Ishim shumë të lumtur. Ishte një nga ato situata të rralla kur ju shihni një parazit dhe ju mendoni: "Ua, kjo është e madhe!", tha Rasule.
Edhe
Evangeline Lilly tregon se ka pësuar dëmtime në tru
Si përfundoi paraziti në kokën e pacientit?
Bëhet fjalë për një neurocysterosis, një infeksion i shërueshëm nga mishi i derrit, që është shkaku kryesor i epilepsisë te të rriturit.
Palma nuk e di se si ndodhi infeksioni, por më e rëndësishmja është se ajo është shëruar.