Mëllenjat jetojnë më gjatë në qytete se në pyje. Por telomeret e tyre, zgjatjet e përsëritura të ADN-së në skajet e kromozomeve, tregojnë se këta zogj të qytetit e kanë një status shumë më të dobët shëndetësor sesa kushërinjtë e tyre ruralë. Këto gjetje nga një studim në pesë qytete evropiane të udhëhequr nga biologët e Universitetit të Groningenit u publikuan në Biology Letters më 21 mars.
Mëllenjat janë një dukuri e zakonshme në shumë kopshte të qytetit. Speciet në fjalë janë përshtatur mirë me këtë mjedis. "Por ato gjithashtu jetojnë në zonat e tyre origjinale pyjore, gjë që i bën kandidate ideale për një studim të ndikimit të jetës së qytetit në shëndet", thotë postakademiku nga universiteti i Groningenit, Juan Diego Ibáñez-Álamo. Ai udhëtoi për në Granada, Seville, Madrid, Dijon dhe Turku për t’i marrë mostrat e gjakut nga mëllenjat në këto qytete dhe zonat e afërta rurale, transmeton koha.net.
Telomeret
Ibáñez-Álamo po punon në një projekt që i studion efektet shëndetësore të jetës së qytetit në zogjtë në Institutin Groningen për Shkencat e Jetës Evolutive. "Ka shumë tregues të shëndetit, si prania e parazitëve ose reagimi imunitar, por këto do të ndryshojnë me kalimin e kohës". I vetmi tregues i qartë i shëndetit është gjatësia e telomereve, strukturat e ADN-së që e formojnë një lloj si kapaku në fund të kromozomeve dhe e mbrojnë molekulën e ADN-së nga përkeqësimi, ashtu si pjesët e plastikës në këpucë.
Gjatë plakjes, telomeret bëhen më të shkurtra. Por të gjitha llojet e stresit do ta përshpejtojnë këtë shkurtim. Prandaj së bashku me profesorin e Biologjisë së Plakjes nga Universiteti i Groningenit Simon Verhulst, Ibáñez-Álamo vendosi ta krahasojë gjatësinë e telomereve në zogjtë e qytetit dhe fshatit. "Nuk mund t’i gjeneralizoni rezultatet nga vetëm një qytet", shpjegon Verhulst. Popullsia lokale mund të mos jetë përfaqësuese. Kjo është një tjetër arsye se pse biologu i studioi mëllenjat: ato mund të gjenden në të gjithë Evropën, nga Spanja deri në Finlandë.
Edhe
Më shumë akne për plakje më të ngadalshme?
Zogjtë njëvjeçarë
Në të pesë qytetet që ai i vizitoi, Ibáñez-Álamo punoi me shkencëtarë lokalë, duke i kapur zogjtë në rrjeta dhe duke marrë mostra të gjakut për analizën e gjatësisë së telomereve. Kjo është bërë në Groningen, ku Verhulst e drejton një prej laboratorëve të referencës për këtë teknikë. Ibáñez-Álamo gjithashtu i kontrolloi pendlat e shpendëve për ta vlerësuar moshën e tyre. 'Nga modeli i ndërrimit të pendlave, ju mund t’i dalloni zogjtë njëvjeçarë nga ata më të vjetër. Kështu që ne ishim në gjendje ta vlerësonim proporcionin e zogjve më të moshuar në popullatë.'
Matjet treguan se telomeret e zogjve njëvjeçarë të qytetit ishin shumë më të shkurtra se ato të njëvjeçarëve ruralë. Dallimi ishte edhe më i madh në zogjtë më të mëdhenj. "Popullsia rurale ka jetuar rreth 30 kilometra nga qytetet", thotë Verhulst. Zogjtë mund ta mbulojnë këtë distancë brenda një ore, por shkalla e tyre e zakonshme e shpërndarjes është rreth 3 kilometra, kështu që popullatat në qytete dhe zonat rurale përreth janë mjaft të ndara.
Vdekshmëria
Zogjtë e qytetit prandaj treguan shenja të plakjes së parakohshme, që do të thotë se gjendja e tyre shëndetësore ishte e dobët në krahasim me mëllenjat rurale. Por paradoksalisht, përqindja e shpendëve më të vjetra ishte më e lartë në qytete. Ibáñez-Álamo shtoi: "Kjo do të thotë se vdekshmëria është më e ulët në qytete, kështu që avantazhet e jetës së qytetit i kompensojnë efektet negative shëndetësore". Mekanizmi është ende i paqartë, por një pjesë e shpjegimit mund të jetë se ka më pak vrasje ose më shumë ushqim në qytete.
Edhe
Edhe të rriturit mund të zhvillojnë alergji sezonale
Më shumë punë duhet bërë për të kuptuar se si vjen efekti, thotë Verhulst. 'Kjo mund të jetë e pranishme në lindje ose të zhvillohet në vitin e parë, pasi qytetet janë një mjedis jo i shëndetshëm. Dhe mund të ndodhë që zogjtë me telomere të shkurtra të përfundojnë në qytete dhe kështu ta krijojnë një popullsi me telomere më të shkurtra.'
{gallery}