Deri në vitin 2043 mbipesha do ta lë prapa duhan pirjen si njërin prej shkaktarëve kryesor të kancerit te gratë në Mbretërinë e Bashkuar.
Kështu është bërë e ditur nga një hulumtim i kryer së fundi nga qendra britanike për kancerin, raporton BBC, përcjell KosovaPress.
Momentalisht, 12 për qind e kancerit te gratë është i lidhur me duhanin, kurse 7 për qind lidhet me mbipeshën. Mirëpo, me zvogëlimin e numrit të duhan pirësve dhe rritjen e shkallës së mbipeshës, ky studim parasheh se diferenca në mes të dy shkaktarëve do të zhduket në 25 vitet e ardhshme. Figurat supozojnë se trendet e tanishme do të vazhdojnë.
Këtu përllogaritet se deri në vitin 2035, 10 për qind e kancerit te gratë (rreth 25 mijë raste) mund të jenë të lidhura me duhan pirjen dhe rreth 9 për qind (rreth 23 mijë raste) do të lidhen me mbipeshën. Kurse deri në vitin 2043, nëse këto trende vazhdojnë, të qenit mbipeshë mund të lidhet me shumicën e rasteve të kancerit te gratë.