Ndikimi i mbipeshës tek zhvillimi i kancerit nuk është më një teori.
Disa studiues kanë bërë një studim dhe rezultatet e studimit tregojnë që mbishesha dhe mos aktivizimi me pune ndikon negativisht në zhvillim e kancerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHulumtimi i kancerit në Britani zbuloi se më shumë se një e treta e të gjitha rasteve të kancerit ishin të shmangshëm – rreth 135,000.
Shoqatat e bamirësisë zbuloi gjithashtu se pesha e tepërt shkaktoi 6.3% të të gjitha rasteve të kancerit , nga 5.5% në 2011, ndërkohë që rastet nga pirja e duhanit kishin pësuar rënie, transmeton Top Channel.
Ajo tha se duhej më shumë veprim për të trajtuar “kërcënimin shëndetësor” të obezitetit.
Në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan se vendi me përqindjen më të madhe të kancereve të parandalueshme ishte Skocia me 41.5%, ndjekur nga Irlanda e Veriut në 38%, Uells me 37.8% dhe Anglia me 37.3%.
Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i kancerit të parandalueshëm, megjithëse ai ra nga 19.4% në 2011, në 15.1%.
E dyta ishte mbipeshë ose obeziteti, dhe e treta ishte ekspozimi ndaj rrezatimit ultra-violetë nga dielli.