Sipas një studimi të botuar në “Nature Communications” nga Colin Worby, nga Universiteti i Harvardit dhe Hsiao-Han Chang i Universitetit Kombëtar Tsing Hua të Tajvanit, përdorimi i përditshëm i maskës është një strategji efektive në çdo skenar.
“Edhe maskat jomjekësore, kur përdoren gjerësisht, mund të zvogëlojnë infeksionet dhe vdekjet. Përdorimi i maskave dhe ndarjes së hapësirës ul ngarkesën virale të SarsCov2 deri në 1 000 herë”, sipas një studimi nga spitali “Irccs Sacro Cuore Don Calabria”, botuar në
“Clinical Microbiology and Infection” dhe kryer në rreth 400 raste të Covid-19, të analizuara midis marsit dhe majit të vitit 2020.
Ndërsa maskat kirurgjikale dhe ato prej cohe duket se janë më efektive në tipologji sesa maska me valvulë frymëmarrëse në parandalimin e përhapjes së infeksionit nga Covid-19, sipas eksperimentit të përshkruar në revistën “Physics of Fluids” nga studiuesit në Universitetin e Atlantikut në Florida.
Ndërsa një studim nga Agjencia e Mjedisit e provincës së Bolzanos vlerëson maskat në lidhje me cilësinë e ajrit të thithur: shkëmbimi i ajrit është i mjaftueshëm dhe dyoksidi i karbonit është njësoj si në mjediset e mbyllura.
Nën maskë, temperatura rritet me dy gradë/ANSA.
-
Studimet tregojnë se maskat janë masa më efektive në mbrojtjen kundër COVID-19
-
Maskat mund të ndihmojnë në reduktimin e përhapjes së viruseve
-
Mbajtja e maskës mund të ngadalësojë përhapjen e COVID-19, thotë studimi i ri
-
Prototipi i ri i maskës mund të zbulojë infeksionin me COVID-19
-
Maskat bllokojnë 99,9 % të pikave të mëdha të lidhura me COVID-19