Maskat mund të ndihmojnë në reduktimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, sipas hulumtuesve që kanë studiuar efektet e maskave kirurgjikale mbi transmetimin e koronavirusit dhe gripeve të tjera.
Në studim thuhet se përdorimi i maskave kirurgjikale nga të sëmurët e redukton ndjeshëm numrin viruseve të detektueshme në pikat e lëshuara përmes frymëmarrjes dhe koolitjes, shkruan Reuters.
Gjithashtu ul numrin e koronaviruseve sezonalë, ndër shkaqet e ftohjes së zakonshme. Megjithatë, studimi i ti nuk ka shikuar në koronavirusin e ri, SARS-CoV-2.
“Hulumtim i mëtutjeshëm nevojitet për të përcaktuar nëse maskat në mënyrë specifike parandalojnë transmetimin e SARS-CoV-2”, thonë shkencëtarët, transmeton KOHA.
Ky hulumtim, i publikuar në revistën “Nature Medicine”, koincidon me pandeminë Covid-19, që tashmë ka infektuar mbi 1 milion njerëz në nivel global, dhe ka shkaktuar më shumë se 53 mijë viktima.
Benjamin Cowling, profesori që drejtoi studimin në Qendrën Bashkëpunuese të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për epidemiologjinë e sëmundjeve infektive në Hong Kong, tha se kjo gjetje mund të përdoret për vazhdimin e përdorimin të maskave të thjeshta të pambukut.
“Pikëpamja ime prej eksperti është se maskat prej pambuku ose pëlhure, por ndoshta me më pak efekt sesa maska kirurgjikale të vendosura me saktësi”, ka thënë ai. “Dhe sa i përket Covid-19, ne jemi duke shikuar në secilën masë që mund të ndihmojë”.
Deri më tani, ka pasur pak prova shkencore të forta mbi efektivitetin e maskave të fytyrës në ngadalësimin e transmetimit të sëmundjeve të frymëmarrjes.
Sipas OBSH-së maskat duhet të barten nga secili që mund të ketë simptome të kollitjes ose ethe, apo nga secili që përkujdeset për ndonjë rast të konfirmuar ose të dyshuar me Covid-19, por nuk i këshillon njerëzit e shëndetshëm që t’i bartin ato secilën situatë gjatë ditës.