Lifestyle

Majdanozi, erëza kontribuuese e shëndetit të mirë

“Parsley” (Petroselinum crispum) dhe “cilantro” (Coriandrum sativum) janë dy erëza, të gjelbra, me gjethe, aromatike, të gjata e të holla. Ato vijnë nga e njëjta familje botanike, e quajtur “Apiaceae”. Njerëzit në disa rajone i referohen “cilantros” si koriandër ose “parsley kinez” që ne e njohim si majdanoz.

Majdanozi është shumë i dobishëm në përmirësimin e funksionit të tiroides. Tiroidja është gjëndër e vogël endokrine që gjendet në qafë, pak më poshtë mollës së Adamit. Ndikon në shëndetin e zemrës, trurit, mëlçisë, veshkave, sistemeve vaskulare (enëve të gjakut), tensionit të gjakut, traktit tretës dhe metabolizmit. Ekzistojnë dy lloje të veçanta të tiroideve si hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi. Zakonisht, pacientët me këto dy lloje tiroidesh këshillohen të konsumojnë fara majdanozi, pasi ka shumë lëndë ushqyese dhe antioksidantë. Farat, gjethet dhe uji i majdanozit mund të bëjnë mrekulli për një person që vuan nga tiroidja.

Majdanozi ka shumë vitamina A, C dhe K. Gjethet e tij përmbajnë më shumë vitaminë C se farat. Gjethet përmbajnë gjithashtu një sasi të lartë vetish antioksiduese që ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave.

“HealthShots” ka renditur dobitë e erëzës së famshme”

1. Vetitë antioksiduese
Shija e farave mund të ndryshojë paksa për sa i përket freskisë, pasi përmbajnë veti antioksiduese që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga sëmundjet ose çrregullimet si tiroidja.

2. Rregullon kolesterolin
Tiroidja shpesh lidhet me shumë sëmundje dhe në disa raste, sëmundje të reja fillojnë të zhvillohen për shkak të saj. Shkaku kryesor i tiroides është rritja e nivelit të kolesterolit.

3. Humbja e peshës
Uji i farës së majdanozit mund të ndihmojë në stimulimin e humbjes së peshës. Nëse konsumohen gjethe majdanozi, ndihmon në humbjen efektive të peshës për të menaxhuar nivelet e tiroides.

Dobi të tjera shëndetësore të majdanozit

-Uji i majdanozit ndihmon në lehtësimin e simptomave artritike duke ulur parehatinë dhe ënjtjen.

-Redukton rënien e flokëve dhe trash flokët ekzistues.

-Mbron qelizat nga dëmtimi radikal.

-Farat e majdanozit përdoren shpesh për të trajtuar problemet me tretjen, për shembull: gazrat, fryrjen, ngërçet, diarrenë, të vjellat dhe mundimin.

-Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak.

-Heq toksinat nga trupi.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi