Studiuesit në Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se të pasurit qen apo mace ngadalëson harresën (rënien e aftësive njohëse), përderisa një person plaket, raporton FemaleFirst.
Ekspertët analizuan 637 persona të moshës nga 50 deri në 100 vjeç, 185 prej të cilëve ishin pronarë kafshësh shtëpiake. Ata zbuluan se të gjithë pjesëmarrësit pësuan harresë deri diku, por kjo gjë ndodhi shumë më ngadalë për pronarët e kafshëve.
U zbulua se ata që nxorën kafshët për shëtitje, patën rënie më të ngadaltë të funksionit të harresës krahasuar me ata që nuk e bënë këtë.
“Ne japim prova të rëndësishme se të pasurit e një kafshe u ndihmon të moshuarve në parandalim të sëmundjeve të harresës. Mbase kjo gjë do të mund të ndihmojë në projektimin e shërbimeve për komunitetin e të moshuarve”, ka thënë ekipi nga Universiteti i Marylandit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
Të moshuarit që ecin më shpejt kanë deri në 50 për qind më pak rrezik për rënie të funksioneve të trurit
-
Sekreti i plakjes së shëndetshme mund të jetë mënyra si e shohim moshën
-
Zotërimi i shumë gjuhëve mund ta ngadalësojë procesin e plakjes, thotë një studim
-
Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë gati 40 për qind më pak rrezik nga demenca
-
Ndërveprimi me qentë ndikon në tru, sipas studimit