Në kundërshtim me teoritë e popullarizuara, koha e kaluar duke luajtur videolojëra mund të jetë e mirë për fëmijët, sipas një studimi të fëmijëve në Evropë.
Hulumtuesit në Universitetin e Columbias zbuluan se fëmijët e shkollës fillore të cilët kishin luajtur videolojëra kishin pothuajse dy herë gjasa më të mëdha të funksionit të lartë intelektual dhe suksesit të lartë të përgjithshëm shkollor, edhe pse ata paralajmërojnë për tej-interpretimin e studimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDëmi potencial i videolojërave ka kohë që po debatohet, ku studimet e mëparshme sugjeronin se fëmijët e mësojnë dhunën nga videolojërat, si dhe sjellje të tjera agresive dhe antisociale.
Studimet e tjera kanë konstatuar se luajtja e moderuar - një orë në vend të tri orëve - ishte e lidhur me fëmijët më të përshtatur në një studim, gjë që është në përputhje me mënyrën se si shkencëtarët në studimin e ri janë duke i marrë rezultatet e tyre.
“Luajtja e videolojërave është shpesh një aktivitet bashkëpunimi në kohë të lirë për fëmijët e moshës shkollore”, tha dr. Katherine Keyes, asistente profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Columbias, në një njoftim për shtyp, transmeton Koha.net. “Këto rezultate tregojnë se fëmijët të cilët luajnë shpesh videolojëra mund të jenë të bashkuar nga pikëpamja sociale me moshatarët dhe të integruar në komunitetin e shkollës”.
Për këtë studim, të publikuar në revistën Social Psychiatry and Psychiatric Epidemiology, studiuesit i analizuan të dhënat për 3,195 fëmijë të moshave 6 dhe 11 vjeçare të mbledhura si pjesë e School Children Mental Health Europe. Fëmijët u vlerësuan sipas performancës në shkollë, përdorimit të video lojërave dhe sjelljes nga ana e prindërve, mësuesve dhe vetë atyre.
Në përgjithësi, rreth 20 për qind e fëmijëve luajtën më shumë se pesë orë në javë. Pas përshtatjes së moshës, gjinisë, vëllezërve dhe motrave, moshës së nënës, statusit martesor, arsimimit, statusit të punësimit, shqetësimit psikologjik dhe rajonit, luajtja intensive lidhej me një mundësi 1.75 herë më të madhe të funksionimit të lartë intelektual dhe 1.88 herë më të madhe të suksesit të përgjithshëm të lartë të shkollës.
Nuk kishte lidhje të dukshme me fëmijërinë, nënën, apo problemet e shëndetit mendor të raportuar nga mësimdhënësit në studim. Përveç kësaj, më shumë lojë me videolojëra u lidh me më pak probleme të marrëdhënies sesa tek fëmijët që luanin më pak.
Hulumtuesit shkruajnë se luajtja e videolojërave mund të ketë efekte pozitive në fëmijët, por të kuptuarit e mënyrave se si lojërat i stimulojnë fëmijët kërkon hulumtime të mëtejshme.
“Mbetemi të kujdesshëm, megjithatë, ndaj interpretimit, meqë vendosja e kufizimeve për përdorimin e ekranit mbetet një komponentë e rëndësishme e përgjegjësisë prindërore si një strategji e përgjithshme për suksesin e nxënësve”, tha Keyes.