Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Llojet e anemisë dhe tejkalimi i saj përmes ushqimeve

Anemia është një problem shëndetësor që ka të bëjë me numrin tepër të ulët të rruazave të kuqe të gjakut ose sasinë e ulët të hemoglobinës.

Kjo e fundit është një proteinë e pasur me hekur që i bashkëlidhet oksigjenit në mushkëri dhe e transporton atë në çdo ind e qelizë.

Shifrat globale të anemisë janë tepër të larta.

Kjo sëmundje prek 1.93 miliardë njerëz ose 27% të popullsisë së botës.

Llojet e anemisë

Edhe Mungesa e hekurit apo sëmundjet kronike dhe si ta dalloni shkakun e anemisë Lifestyle Mungesa e hekurit apo sëmundjet kronike dhe si ta dalloni shkakun e anemisë

Lloji më i përhapur i sëmundjes është ai i shkaktuar nga mungesa e hekurit.

Sëmundja shfaqet kur njeriu nuk ka mjaftueshëm hekur në organizëm ose përthithja e hekurit është e një niveli të dobët.

Lloji i dytë është anemia e shkaktuar nga mungesa e vitaminave.

Sëmundja shfaqet në mungesë të vitaminës B12 apo acidit folik.

Anemia aplastike është e rrallë por ndodh kur trupi resht së prodhuari sasi të mjaftueshme të rruazave të kuqe.

Një gjë e tillë ndodh si pasojë e infeksioneve, ekspozimit ndaj lëndëve toksike, sëmundjeve autoimunitare dhe substancave narkotike.

Anemia Hemolitike vjen si pasojë e shpërbërjes së rruazave të kuqe në gjak ose në shpretkë.

Kjo mund të ndodhë si pasojë e sëmundjeve autoimunitare ose çrregullimeve të trashëguara.

Anemia si pasojë e një sëmundje kronike është një pasojë dytësore e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e veshkave, mëlçisë, tiroides, reumatizmit e të tjerë.

Ndryshimi mes anemisë nga mungesa e hekurit dhe asaj të shkaktuar nga një sëmundje kronike

Anemia si pasojë e një sëmundjeje kronike shfaqet kur hekuri në organizëm tjetërsohet.

Në terma më të thjeshta, trupi hidhet në mbrojtje si pasojë e inflamacionit në sistemit imunitar, gjë që shkakton rënie të hemoglobinës dhe përthithjes së vakët të hekurit.

Në këtë rast nivelet e hemoglobinës janë të pandryshueshëm dhe pak më të ulët se normalja që është 9.5 mg/dl.

Për shembull nëse anemia shfaqet si pasojë e një kanceri, qelizat kancerogjene prodhojnë disa substance që dëmtojnë ose shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut.

Edhe Njihuni me ushqimet që luftojnë aneminë Lifestyle Njihuni me ushqimet që luftojnë aneminë

Anemia nga sëmundjet kronike prek njësoj si femrat ashtu edhe meshkujt.

Anemia nga mungesa e hekurit prek më shumë femrat.

Anemia nga sëmundjet kronike nuk trajtohet me suplemente të hekurit.

Çdo sasi hekuri e marrë shtesë mund të jetë e dëmshme në varësi të sëmundjes.

Suplementet e hekurit janë të dobishëm vetëm në rastin e anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit.

Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut.

Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen.

Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.

Si trajtohet mungesa e hekurit në organizëm

Trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.

Burime të mira ushqimore të hekurit

Burime të mira ushqimore të hekurit janë:

Spinaqi, agrumet, boronicat, gocat e detit, gjalpi i kikirikut, farat e kungullit, fasulet dhe thjerrëzat, frutat e thata.

Edhe Anemia, si ta parandalojmë atë? Lifestyle Anemia, si ta parandalojmë atë?

Sa i përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.

Sugjeroheni që ushqimet e mësipërme t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe dhe të tjerë/agroweb/