Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Lidhja shkencore në mes flokëve të thinjur dhe stresit

Po e shijonit një ditë përndryshe normale kur në një moment e vëreni në pasqyrë të banjës një qime të thinjur. Ajo dallohet si një bar i keq në një oqean të barit të mirëmbajtur me kujdes.

Në heshtje, e këshilloni veten: Është stresi! Nuk është dashur ta lejoja të ndikonte në mua!

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sigurisht keni dëgjuar që mund ta largoni pamjen e flokëve të thinjur duke e mbajtur nivelin e stresit më të reduktuar.

Në këtë rast, kemi lajme të mira dhe të këqija: Kjo këshillë nuk është e vërtetë. Stresi ka të bëjë fare pak me flokët tuaj të thinjur.

Në fakt, faktorët gjenetikë duket se e luajnë rolin më të fortë në përcaktimin se kur flokët tuaj fillojnë ta humbasin ngjyrën e tyre.

“Për shumicën dërrmuese të njerëzve, flokët e thinjur nuk shfaqen për shkak se keni bërë diçka ju, por për shkak të faktorëve gjenetikë që janë jashtë kontrollit tuaj”, tha për BBC, Nina Goad nga Shoqata Britanike e Dermatologëve, transmeton Koha.net.

Po e pyetni veten se si ky mit i kamotshëm erdhi në jetë? Mund t’i fajësoni minjtë.

Disa studime në brejtës kanë sugjeruar një lidhje midis stresit dhe shfaqjes së të thinjurave. Një studim në vitin 2011 madje sugjeroi se ekspozimi afatgjatë ndaj stresit, gjë që është treguar se ndikon në ADN-në tonë, mund t’i ndryshojë gjenet të cilat ua japin flokëve tonë ngjyrën e tyre.

Dhe një studim i vitit 2009 sugjeroi se arsyeja se pse flokët e humbin ngjyrën e tyre është për shkak se ndërkohë që bëhemi më të vjetër, ne prodhojmë gjithnjë e më pak proteinën e veçantë mbrojtëse, e cila i mbron flokët nga procesi natyror i zbardhjes nga brenda.

Për fat të mirë minjtë nuk janë njerëz (dhe shumica e tyre janë ngjyrë gri gjithsesi).

Ka pak hulumtime që e mbështesin idenë se gjetjet nga këto studime vlejnë në njerëz.

“Nuk ka dëshmi që e lidhin fillimin e thinjës nga stresi, dieta apo mënyra e jetesës”, shkroi Rodney Sinclair, profesor i Universitetit të Melbourneit për dermatologji, në një postim për “The Conversation”.

Pra, nëse jeni të shqetësuar se të thinjurat tuaja janë rezultat i jetës suaj të stresuar, kjo është një gjë më pak për t'u shqetësuar.