Dalja e thinjave nuk do të thotë që ne po plakemi. Ato fillojnë të dalin kur folikulat e rrënjëve nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve.
Kjo gjë ndodh zakonisht në të 30-at, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja. Përveç melaninës ka faktorë të tjerë që nxitin daljen e thinjave.
Një problem shëndetësor
Tiroidet - mund të ndikojnë në shfaqjen e thinjave. Edhe sëmundje të tjera që kanë të bëjnë me rënien e imunitetit, ndikojnë te flokët.
Mungesë vitaminash - Mungesa e vitaminave, kryesisht e B12. Këtu theksojmë dietat drastike, si për shembull ata që vendosin të ndjekin një dietë vegjetariane apo vegane. Ata duhet të përdorin si suplement B12, sepse rrezikon aneminë.
Edhe
Gjithçka rreth rënies së flokëve, përfshirë çka duhet të ndërmerret
Stresi - nëse shikoni thinja në të 20-at nuk është normale. Vetëm nëse edhe prindërit janë thinjur pothuaj në këtë moshë, një nga arsyet mund të jetë stresi dhe stili i jetës.
Duhanpirja - nëse je duhanpirës i rregullt me shumë mundësi thinjat i ke parë që në të 20-at. Ndoshta nuk shikoni thinja në skalp, por ja që shenjat në këtë rast shfaqen në folikula./oranews