Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet si një barishte e nënvlerësuar, pikërisht prej faktit se në të vërtetë, ai përmban shumë vlera shëndetësore.
Konsumatorët, edhe në Kosovë, ia kanë njohur vlerat labotit të egër duke e përfshirë atë në gatime të ndryshme. Laboti i egër rritet vetë, pranë bimëve të tjera, ndërkohë që në shumë vende laboti edhe kultivohet.
Është bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë, me gjethe të gjelbra të errëta a të çelëta në të verdhë, të ngjashme me ato të spinaqit, që mbin nëpër toka të punuara ose mbillet dhe përdoret si ushqim.
Laboti i egër ofron shumë të mira për organizmin e njeriut.
Pastron gjakun
Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin. Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut.
Mjaftojnë katër deri në pesë gjethe të labotit të egër për të shfrytëzuar lëngun dhe pastruar gjakun.
Është i pasur me minerale të rëndësishme
Laboti i egër përmban shumë minerale të rëndësishme siç janë : kalciumi, hekuri, kaliumi, fosfori, magnezi dhe zinku.
Përmirëson oreksin
Dëshira për ushqim dhe nevoja për të ngrënë bazohen te një proces i natyrshëm dhe i nevojshëm siç është ruajtja e ekuilibrit të energjisë.
Nëse vuani nga problemet me oreksin, atëherë shtoni labotin e egër në ushqimin tuaj të përditshëm.
Gjethet e labotit të egër mund të përdoren në sallata me domate, kripë dhe lëng limoni.
Përmirëson nivelet e hemoglobinës
Nivelet e hemoglobinës në gjak përmirësohen duke rritur dozën e ushqimeve të pasura me hekur.
Përfshirja e hekurit në dietën tuaj është një mënyrë shumë e lehtë për të rritur prodhimin e hemoglobinës.
Laboti i kuq përmban sasi të mira hekuri që e bëjnë atë ideale për të rritur hemoglobinën. \agroweb