Kuzhina japoneze përveç se është shumë e shijshme, gjithashtu është edhe e shëndetshme.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, jetëgjatësia mesatare për burrat dhe gratë japoneze është 84 vjet. Kjo është mosha më e lartë nga të gjitha shtetet tjera të anketuara, krahasuar me Britaninë e Madhe ku jetëgjatësia mesatare është 81 vjet, dhe në Amerikë është 78 vjet.
Dietat e luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut, prandaj është e sigurt të supozojmë se ka lidhshmëri mes jetëgjatësisë dhe menusë suaj të ushqimit.
Ushqimi japonez tenton të jetë i ekuilibruar, kryesisht i papërpunuar dhe plot lëndë ushqyese, dhe fatmirësisht ekzistojnë shumë aspekte që mund t’i përvetësoni në dietën tuaj, transmeton Koha.
Japonezët hanë sasi të madhe të peshkut. Sipas një hulumtimi të kryer në vitin 2011 nga Komisioni Evropian, u zbulua që japonezët i konsumojnë 7.4 milionë ton të produkteve të detit në vit.
Edhe
A kanë më shumë gjasa ata që hanë mish të jetojnë deri në 100 vjet?
Ushqimi i detit përfshihet në pjatat japoneze në mënyra të ndryshme, qoftë në formë të sushit, sashimit, tekkadonit dhe të tjerë.
Ky pëlqim dhe konsumim i peshkut sjellë shumë përfitime shëndetësore. Studimet kanë zbuluar se ushqyerja me produkte të detit e rrit IQ-në tuaj, e zvogëlon mundësinë e sulmit në zemër si dhe e ulë rrezikun për kancer të zorrëve.
Këto janë vetëm disa prej të mirave të përfshira në listën e gjatë të dobive që i sjellin ushqimet e detit.
Një nga gjërat më të mira në lidhje me kuzhinën japoneze është se sa pak nga ato ushqime përpunohen. Në vend të kësaj, japonezët fokusohen në përbërësit e freskët, llojet e thjeshta të ushqimit dhe produktet sezonale.
Ushqimet e përpunuara tej mase përmbajnë më shumë sheqer, krip dhe aditiv, krahasuar me ushqimet e papërpunuara, prandaj mund të jetë mirë për shëndetin tuaj nëse e ndiqni etikën e japonezëve të konsumimit më të madh të perimeve.
Gjithashtu, kur përbërësit nuk përpunohen, ka më shumë gjasa të mbajnë sende të mira siç janë lëndët ushqyese dhe fibrat, e të cilat ndihmojnë në rritjen e një diete të shëndetshme.
Ndryshe nga shumica e dietave anembanë botës, në Japoni nuk konsumohen shumë ushqimet e fërguara. Në vend të kësaj, ata tentojnë të përgatisin ushqime më të shëndetshme duke i shfrytëzuar metodat e zierjes me ujë ose avull. Kështu, produktet ushqimore përmbajnë më pak kalori dhe yndyrë, për dallim nga ato që fërgohen.
Derisa në restorantet perëndimore porcionet e ushqimit që shërbehen janë rritur dukshëm ndër vite, në Japoni nuk veprohet njësoj.
Edhe
Dieta sipas së cilës mund të hash edhe të humbësh peshë
Sasia e madhe e ushqimit të shërbyer është mjaft problematike për shëndetin e njeriut, sepse shumica prej nesh tentojnë ta përfundojnë tërësisht pjatën për të cilën kemi paguar, në vend se të ndalemi në momentin që ndihemi të ngopur. Por, në Japoni porcionet e ushqimit janë më të matura dhe shërbehen në disa pjata të vogla me përbërës të larmishëm.
Pra, nëse njerëzit anembanë botës i ndjekin këto metoda japoneze të të ushqyerit, atëherë nivelet e obezitetit do të uleshin në mënyrë drastike.