Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kujdes me ushqimet pas moshës 60-vjeçare

Pavarësisht nëse sapo keni hyrë në të 60-tat apo i keni mbushur tashmë, trupi juaj pëson shumë ndryshime.

Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të ushqeheni shëndetshëm dhe të ushtroheni rregullisht.

Ju duhet të dini se ashtu siç ka me qindra zakone që ju ndihmojnë të kujdeseni për shëndetin, ashtu ka edhe disa që përkeqësojnë shëndetin tuaj.

Nuk po konsumoni mjaftueshëm proteina

Proteinat ndihmojnë në mirëmbajtjen e masës muskulare, japin fuqi, mbrojnë shëndetin e kockave dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.

Edhe Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare Lifestyle 1 d. më parë Pesë lëndët ushqyese që i duhen më shumë trupit pas moshës 60-vjeçare

Probleme këto që vihen re më së shumti në moshën 60 vjeçare.

Prandaj këshillohet konsumi i rregullt i tyre sidomos në mëngjes me qëllim që dita juaj të nisë plot energji.

Disa ushqime të pasura me proteina janë vezët, salmoni dhe mishi i pulës.

Nuk po pini ujë mjaftueshëm

Një tjetër zakon i dëmshëm i cili duhet ndryshuar është konsumi i pakët i ujit.

Në këtë moshë vihet re se njerëzit fillojnë të humbasin ndjesinë e etjes dhe si rrjedhojë trupi dehidratohet.

Edhe Pesë lëndë ushqyese që ju duhen më shumë me kalimin e moshës Lifestyle 2 muaj më parë Pesë lëndë ushqyese që ju duhen më shumë me kalimin e moshës

Konsumoni ushqim në orët e vona të mbrëmjes

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa i dëmshëm mund të jetë ky zakon edhe pse ata ushqehen shëndetshëm.

Ky zakon është problematik pasi rrit rrezikun e shtimit në peshë dhe diabetit.

Regjimi juaj ushqimor është i varfër në fibra

Një nga zakonet më të këqija e të ushqyerit është të mos konsumoni mjaftueshëm fibra.

Fibrat janë çelësi i të ushqyerit shëndetshëm!

Edhe Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës Lifestyle 1 j. më parë Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës

Ato ushqejnë bakteret e mira që jetojnë në zorrë, ndihmojnë në përthithjen e nutrientëve, reduktojnë inflamacionin dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në humorin tuaj.

Për një sasi të mirë fibrash provoni të përfshini në regjimin tuaj ushqimor tërshërën, mollët, fasulet dhe frutat e pyllit./agroweb