Shkencëtarët kanë krijuar një antitrup që sulmon 99% të virusit HIV dhe mund të parandalojë infeksionin në sisar, thuhet në studimin e publikuar në revistën “Science”.
Antitrupi është krijuar ashtu që sulmon tri elementë të virusit, gjë që e vështirëson HIV-in për të mbijetuar.
Hulumtimi është bërë në bashkëpunim të Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë dhe kompanisë farmaceutike “Sanofi”, transmeton ksp.
Testimi në njerëz do të fillojë vitin e ardhshëm. Trupi ynë nuk mund të luftojë me HIV-in për shkak të aftësive të pabesueshme të virusit për të pësuar ndryshime të formës.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkencëtarët thonë se mund ta heqin HIV-in nga qelizat e infektuara
-
Shkencëtarët zbulojnë një lloj të ri të virusit HIV
-
Ilaçi që mund të shërojë të sëmurët me HIV/AIDS
-
Mjekët zbulojnë se ilaçi kundër HIV-it mund t’i parandalojë 1 mln raste të Alzheimerit çdo vit
-
OKB: Gati 40 milionë njerëz të infektuar me HIV