Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë një lloj të ri të virusit HIV

Për herë të parë në 19 vjet, një ekip shkencëtarësh ka zbuluar një lloj të ri të virusit HIV.

Virusi është pjesë e versionit të Grupit M të HIV-1, e njëjta familje e nën tipeve të virusit që fajësohet globalisht për sëmundjen e HIV, sipas Abbott Laboratories, i cili kreu studimin së bashku me Universitetin e Misurit, në Kansas City, transmeton K.J..

Gjetjet u botuan të mërkurën në Gazetën e Sindromave të Munguara. HIV ka disa nën tipe të ndryshme, dhe si viruset e tjera, ai ka aftësinë të ndryshojë dhe të tjetërsohet me kalimin e kohës.

Kjo është shtresa e parë e re e grupit HIV e identifikuar që nga udhëzimet për klasifikimin e nën tipeve që u krijuan në vitin 2000.

“Mund të jetë një sfidë e vërtetë për testet diagnostikuese,” tha Mary Rodgers, një bashkë autore e raportit dhe një shkencëtare kryesore në Abbott.