Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Këto tri gjëra duhet ngrënë për të shëruar erën e keqe të gojës

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një kurë për erën e keqe të gojës, e kjo gjendet në kuzhinat e shumicës së njerëzve, raporton “Daily Mail”.

Një meta-analizë e studimeve ekzistuese ka zbuluar se bakteret probiotike në ushqimet e fermentuara si jogurti, buka e thartë dhe supa miso, mund të pastrojnë pllakën përgjegjëse për erën e keqe të gojës nga dhëmbët e gjuha.

Përbërjet sulfurike të paqëndrueshme janë shkaku kryesor i erës së keqe të vazhdueshme dhe ndodh kur bakteret që jetojnë në sipërfaqen e gjuhës shpërbëjnë proteinat tepër shpejt dhe krijojnë një tepricë të kimikateve me erë të keqe.

Probiotikët janë baktere të mira që jetojnë në trup, zbërthejnë dhe thithin lëndët ushqyese nga ushqimi dhe mbrojmë nga bakteret e dëmshme. Ushqimet dhe pijet tjera të pasura me probiotikë përfshijnë turshitë dhe çajin e njohur si “kombucha”.

Tashmë ekzistojnë disa trajtime për erë të keqe të gojës, përfshirë shpëlarjen e gojës, çamçakëzin, shkallëzimin e dhëmbëve gërvishtjen e gjuhës.

Edhe Tetë gjëra që duhet të dini për mikrobiomën e zorrëve Showbiz Tetë gjëra që duhet të dini për mikrobiomën e zorrëve

Derisa këto mund të rrisin përkohësisht higjienën orale të dikujt, zakonet e këqija e faktorët gjenetikë mund të bëjnë që era e keqe e gojës të kthehet.

Studiuesit në Universitetin Sichuan në Kinë shikojnë nëse probiotikët mund të dëbojnë proteinat përgjegjëse për erën e keqe, siç bëjnë me bakteret e këqija.

Ata gjurmuan bazën e të dhënave kërkimore për provat klinike të botuara deri në shkurt të vitit 2021.

Shtatë studime ku janë përfshirë 278 persona janë parë sit ë pranueshme për hulumtimin e tyre – ndërsa secila krahasonte probiotikët me placebon si tretman për erën e keqe.

Probiotikët që u shqyrtuan në studim ishin: lactobacillus salivarius, lactobacillus reuteri, streptococcus salivarius dhe weissella cibaria.

Ishin të gjitha në formë të suplementeve.

Numri i pjesëmarrësve në çdo studim ishte i vogël, nga 23 deri 68, ndërsa mosha nga 19 deri 70. Periudha e monitorimit shtrihej nga dy deri 12 javë.

Edhe Furça e dhëmbëve është e mbushur me baktere, kur duhet ta ndërroni? Lifestyle Furça e dhëmbëve është e mbushur me baktere, kur duhet ta ndërroni?

Analizat e të dhënave të grumbulluara, të publikuara në BMJ Open, treguan se rezultatet e erës së keqe ranë ndjeshëm tek ata që morën probiotikë krahasuar me ata që iu dha një placebo.

Autori i studimit Dr. Longjiang Li, nga Universiteti Sichuan në Kinë, tha: “Probiotikët mund të pengojnë dekopozimin e aminoacideve dhe proteinave nga bakteret anaerobe në gojë, duke frenuar kështu prodhimin e nënprodukteve me erë të keqe”.