Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Keratina, zgjedhje e duhur për riparim të flokëve

Nuk është më prerja e flokëve, zgjidhja e vetme kur ato janë të dëmtuara. Madje, flokët nuk kanë nevojë të prehen fare nëse në to përdoret një tretman jashtëzakonisht i kërkuar dhe efikas, që quhet keratinë.

Kjo e fundit është një kombinim ristrukturimi me proteina, që i përforcon flokët.

Kombinimi i proteinave me aminoacide lejon ndryshim të përkohshëm në strukturën e fibrave në flokë, duke e përmirësuar gjendjen e flokëve dhe duke i bërë ato të krihen më lehtë, të duken më të buta dhe me plotë shkëlqim.

Ky tretman vitet e fundit po aplikohet edhe në Kosovë. Mirëpo, ka disa specifika rreth së cilit duhet t`i dijë secili prej nesh, shkruan Koha Ditore.

Profesionistja e flokëve, Blerina Gojani Ukmata nga Qendra “Estethica” thotë se keratina e ka një përparësi, për shkak se mund të përdoret në çfarëdo lloj floku, qoftë të drejtë apo flokë me dredha.

Edhe Pasta e dhëmbëve e krijuar nga flokët mund të ndihmojë në riparimin e dhëmbëve Lifestyle Pasta e dhëmbëve e krijuar nga flokët mund të ndihmojë në riparimin e dhëmbëve

“Nëse i ke flokët e drejtë dhe do të kujdesesh që ato të jenë të hidratuar e të drejtë ‘presh’, produktet me përmbajtje keratinë bëjnë për ty. Në anën tjetër, nëse i ke flokët me onde ose kaçurrela dhe dëshiron t`i drejtosh pa i dëmtuar dhe pa shumë mund, prapë produktet me keratinë bëjnë për ty”, sqaron ajo.

Trajtimi me keratinë, sipas profesionistet është përgjegjës për dukjen perfekte të aktoreve të njohura, këngëtareve dhe yjeve që i shohim në tapetin e kuq... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)