Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqimet më të mira për flokë të shëndetshme

Kur bëhet fjalë për flokët dhe për një shëndet të plotë të flokëve, nevojitet më shumë se sa thjeshtë konsumi i ushqimeve të duhura.

Po ashtu nevojiten edhe produktet e duhura që ju ndihmojnë të ushqeni flokët tuaj dhe të mbani skalpin në gjendje të mirë. Këtu më poshtë po ju paraqesim disa këshilla për kujdesin e flokëve ku ju mund të mbështeteni, transmeton televizioni publik.

Produktet për flokë të shëndetshme

Një produkt i përshtatshëm i flokëve është ushqimi më i mirë për flokët tuaj dhe shampot apo kondicionerët me formulat e tyre pa parabenë, ushqen flokët tuaj duke i bërë më të trasha, të forta dhe voluminoze.

Ushqim i pasur me proteinë

Ke pasur parasysh se proteina në thelb përbën shumicën e flokëve tuaj, është e rëndësishme që të konsumoni proteina të mjaftueshme për forcimin dhe trashësinë e flokëve. Mungesa e proteinave në dietën tuaj poashtu mund të shpie në flokë të thata, të brishta dhe të dobëta, gjë që shkakton humbjen e flokëve. Kështu që, sigurohuni që të aplikoni një dietë të duhur duke përfshirë mish pule, peshku, produktet e qumështit, vezët, bishtajoret dhe arrat, ku të gjithë janë të pasur me proteina.

Ushqim i pasur me acide yndyrore omega 3

Edhe Ushqimet që ndihmojnë rritjen dhe forcimin e flokut Lifestyle Ushqimet që ndihmojnë rritjen dhe forcimin e flokut

Acidet yndyrore omega 3 janë yndyrat që trupi ynë nuk mund të funksionojë pa to, gjë që e bën një domosdoshmëri për dietën tonë ushqyese. Ju duhet të konsumoni këto ushqime për rritjen e flokëve si peshq, sardele, avokado, fara të kungullit dhe arra.

Ushqime të pasur me biotin

Biotina është një vitaminë B e tretshme në ujë, mungesa e së cilës mund të shkaktojë flokë të brishtë e deri në rënien e tyre. Konsumi i ushqimeve të pasur me biotin si drithërat, e verdha e vezës, miell soje dhe maja ndihmojnë në forcimin dhe përmirësimin e cilësisë së flokëve.