Dy javë pas dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19, efektet mbrojtëse nga vaksinimi do të jenë në kulm. Në këtë pikë, jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse prapë se prapë prekeni me COVID-19 pas kësaj periudhe, keni pësuar infeksion “depërtues”. Pra, kur infeksioni depërton pavarësisht mbrojtjes nga vaksinat, simptomat janë pak a shumë të njëjta me infeksionin e zakonshëm nga COVID-19 në personat e pavaksinuar.
Sipas studimit “COVID Symptom”, pesë simptomat më të zakonshme të një infeksioni depërtues janë dhimbja e kokës, rrjedhja e hundëve, teshtitja, dhimbja e fytit dhe humbja e nuhatjes. Disa nga këto janë të njëjtat që përjetojnë edhe njerëzit që nuk janë të vaksinuar.
Megjithatë, dy simptomat më të shpeshta të të pavaksinuarve janë temperatura dhe kollitja. Këto dy simptoma “klasike” bëhen më pak të zakonshme kur vaksinoheni. Një studim ka gjetur se të infektuarit e vaksinuar kanë 58 për qind më pak gjasa të kenë temperaturë në krahasim me të pavaksinuarit, shkruan TheConversation.
Të vaksinuarit kanë më pak gjasa se të pavaksinuarit që të hospitalizohen nëse preken me koronavirus.
Në Mbretërinë e Bashkuar, studimi ka gjetur se 0.2 për qind e popullsisë – ose një në 500 persona – infektohen sërish pasi vaksinohen plotësisht. Por, jo të gjithë janë para të njëjtit rrezik. Katër gjëra duket se kontribuojnë në atë se sa mirë je i mbrojtur nga vaksinimi.
Edhe
Studimi i ri për COVID-19: Të vaksinuarit, dyfish më pak gjasa që të shfaqin simptoma
Lloji i vaksinës
E para, varet nga lloji i vaksinës dhe uljen relative të rrezikut që secila ofron. Provat klinike gjetën se vaksina Moderna uli rrezikun për 94 për qind që një person të zhvillojë COVID-19 simptomatik, ndërsa vaksina e Pfizerit për 95 për qind. Vaksinat Johnson & Johnson dhe AstraZeneca për 66 për qind.
Koha prej vaksinimit
Hulumtimet e hershme sugjerojnë se mbrojtja nga vaksina Pfizer zbehet gjatë gjashtë muajve pas vaksinimit. Një hulumtim sugjeron të njëjtën gjë. Por, është herët të dihet se çfarë ndodhë në efikasitetin e vaksinën pas gjashtë muajve, për të vaksinuarit me dy doza.
Variantet
Edhe
Ndryshojnë simptomat e COVID-19: Tani asgjë s’përjashtohet
Përballë variantit alpha, të dhënat nga Shëndeti Publik i Anglisë thonë se dy doza të Pfizerit janë më pak mbrojtëse, duke ulur rrezikun për të pasur simptoma, për 93 për qind. Kundër Deltës, niveli i mbrojtjes bie edhe më tej, në 88 për qind. Vaksina e AstraZenecas është gjithashtu në këtë nivel.
Studimi COVID Symptom e mbështet të gjitha këtë. Të dhënat e tij sugjerojnë se dy deri në katër javë pas marrjes së dozës së dytë të Pfizerit, keni rreth 87 për qind më pak gjasa të keni simptoma të variantit Delta. Pas 4-5 muajsh, ajo bie në 77 për qind.
Sistemi imunitar
Rreziku varet nga niveli i imunitetit të njeriut dhe faktorë të tjerë specifik si ekspozimi ndaj virusit, që mund të përcaktohet nga vendi i punës.
Të moshuarit ose njerëzit me sistem imunitar të komprometuar mund të kenë nivel më të ulët të mbrojtjes nga vaksina, ose mbrojtja nga vaksina tek ata mund të venitet më shpejt.
Edhe
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
A duhet të shqetësohesh?
Vaksinat reduktojnë mundësitë e infektimit me COVID-19. Në masë të madhe ato mbrojnë kundër hospitalizimit dhe vdekjes. Por, është shqetësuese kur sheh që infektimet depërtojnë sërish, dhe shqetësimi kryesor është se ato mund të rriten nëse mbrojtja e vaksinës bie pas një kohe, ashtu siç dyshohet. Shtete të ndryshme tashmë kanë ofruar doza përforcuese.