Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Katër arsyet e forta pse duhet të vozisni biçikletën çdo ditë

Çiklizmi është një mënyrë e shkëlqyer për të kryer aktivitet fizik dhe për të humbur kilogramët e tepërt. Por jo vetëm kaq. Çiklizmi është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar stresin dhe për t’u ndier mirë.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për përfitimet që ofron çiklizmi që në pedalimin e parë.

I bën mirë zemrës

Aktiviteti fizik e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe të furnizojë trupin me oksigjen dhe gjak. Me kalimin e kohës, ky lloj aktiviteti fizik do ta bëjë zemrën tuaj më të fortë dhe do të ulë rrezikun e sëmundjeve kronike.

Ekspertët rekomandojnë vozitjen e biçikletës për të paktën 2 orë e gjysmë në javë.

Edhe Pesë ushtrimet më të mira për shëndetin e zemrës Lifestyle Pesë ushtrimet më të mira për shëndetin e zemrës

Ju ndihmon të digjni më shumë kalori

Nëse dëshironi të humbisni në peshë, atëherë është koha të përdorni biçikletën.

Çiklizmi, në varësi të intensitetit, mund t’ju ndihmojë të digjni deri në 740 kalori në orë.

Më shumë rezistencë

Pedalet e biçikletës formojnë një lloj rezistence për muskujt duke ndihmuar zhvillimin e tyre.

Edhe A është ecja e mjaftueshme si ushtrim? Lifestyle A është ecja e mjaftueshme si ushtrim?

Një pedalim më i fortë dhe më i shpejtë do ju ndihmojë të keni muskuj të fortë e të tonifikuar të këmbëve.

Një gjë e tillë do të ofrojë më shumë mbështetje dhe lehtësi edhe për njerëzit që janë mbipeshë.

Më pak dhimbje kyçesh

Çiklizmi është një aktivitet shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve, gjunjëve dhe që kërkojnë një mbështetje kockore për peshën e madhe të trupit.

Lëvizja e gjunjëve rrit prodhimin e lëngjeve që lubrifikojnë kyçet dhe zbut dhimbjet.

Edhe Një shëtitje e gjatë në ditë është më e mirë për zemrën sesa disa të shkurtra Lifestyle Një shëtitje e gjatë në ditë është më e mirë për zemrën sesa disa të shkurtra

Kyçet dhe muskujt duhen mbajtur në lëvizje, por ajo duhet të jetë e kontrolluar në rast se keni probleme serioze që ndikojnë në lëvizshmërinë tuaj.

Nëse keni probleme të tilla, ekspertët sugjerojnë që përpara se të ndërmerrni një aktivitet të caktuar fizik të konsultoheni me një mjek ortoped./agroweb