Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kaq kohë i duhet trurit për t’u rigjeneruar pasi ta lini alkoolin

Nuk është sekret që alkooli dëmton trurin.

Zgjimi me dhembje koke pas një nate duke pirë shumë alkool, mjafton si dëshmi se alkooli nuk i bën mirë kokës suaj, shkruan “The Sun”.

Pirja e tepërt e alkoolit mund ta rrisë rrezikun për disa probleme të lidhura me trurin, si demenca, sulmi në tru apo depresioni, kanë treguar studimet.

Kështu është veçanërisht rasti me alkoolistët.

Ata që vuajnë nga varësia e alkoolit përjetojnë hollim të korteksit, shtresës së jashtme të rrudhosur së trurit, që është e rëndësishme për vendimmarrjen dhe kreativitetin.

Edhe Asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt, të paktën për rrezikun nga demenca Lifestyle Asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt, të paktën për rrezikun nga demenca

Një studim në SHBA ka zbuluar se truri mund t’i riparojë dëmet e shkaktuara nga alkooli për 7 muaj e tre ditë.

Gjatë kësaj kohe, alkoolistët që e lanë pijen e rifituan trashësinë totale të trurit, kanë zbuluar shkencëtarët nga Universiteti i Stanfordit.

Studimi i publikuar në “Alcohol”, shikon efektet në trurin e alkoolistëve kur ata lënë alkoolin.

Bënë studim te 133 persona – 88 prej të cilëve ishin alkoolistë – që ndaluan së piri dhe shikuan trurin e tyre se si ndikoi kjo.

Pas shtatë muajve, trashësia e korteksit u përmirësua ndjeshëm te shumica e njerëzve që ishin të varur nga alkooli.

Edhe Çfarë i ndodh trupit kur ndalon së konsumuari alkool Lifestyle Çfarë i ndodh trupit kur ndalon së konsumuari alkool

Ata thanë se kjo sugjeron që truri mund të riparojë dhe rigjenerojë strukturën, kur alkooli më nuk është faktor.

Megjithatë, ata paralajmëruan se studimi është kryer vetëm në disa njerëz dhe duhen bërë më tepër kërkime për të konfirmuar gjetjet.