Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çfarë i ndodh trupit kur ndalon së konsumuari alkool

Alkool - heqje dore

Është Viti i Ri dhe shumë njerëz i premtojnë vetes se do të bëjnë jetë më të shëndetshme.

Heqja dorë nga alkooli, pos që të ndihmon ekonomikisht, të përmirëson edhe dukshëm shëndetin, thotë doktori Daniel, raporton “The Sun”.

Ajo tregon se ditët e para mund të jenë të vështira, porse përfitimet do të shihen së shpejti.

Ai thotë se ndryshimi i stilit të jetës të ndihmon të kesh gjumë më të mirë, si dhe sy më të kthjelltë dhe lëkurë më të pastër.

Sipas doktorit, mëlçisë i duhen katër-gjashtë javë për t’u rikuperuar pas të keni pirë tepër gjatë një nate.

Edhe Përfitimet shëndetësore nga të qëndruarit pa pirë alkool për 30 ditë Lifestyle Përfitimet shëndetësore nga të qëndruarit pa pirë alkool për 30 ditë

Këto janë shtatë benefite që mund të shihni pasi të heqni dorë nga alkooli:

Përmirësimi i gjumit

Do të zgjoheni duke u ndjerë shumë më pak i lodhur dhe me më tepër energji, vetëm një javë pasi të hiqni dorë nga alkooli.

Kjo pasi alkooli të pengon ritmin normal të gjumit dhe po ashtu humb gjumin e rëndësishëm të lëvizjes së shpejtë të syve (REM).

Sipas ekspertëve të “The Priory Group”, supozohet të keni mes gjashtë dhe shtatë cikleve të gjumit REM gjatë natës, por kur pi alkool ke një apo dy.

Duke hequr dorë nga alkooli, e rregulloni situatën.

Po ashtu mjeku Daniel thotë se me heqjen dorë nga alkooli përmirëson edhe ritmin e gjumit në një plan afatgjatë.

Hidratim më i mirë

Ndjenja se je i dehidruar dhe po ashtu vuajtjet nga dhembjet e kokës do të largohen, me heqjen dorë nga alkooli.

Duke pirë alkool trupi humb katër herë më tepër lëngje sesa konsumon.

Dhe kokëdhembjet vijnë pasi organet marrin ujë nga truri, pasi humbin ujin e tyre.

Heqja dorë nga alkooli do të zvogëlojë plotësisht këtë – që do të jetë edhe jashtëzakonisht e dobimshme për trurin tuaj.

Po ashtu edhe disponimi e koncentrimi do të jenë më të qëndrueshme dhe dhembjet e kokës do të largohen.

Do të dukesh më mirë

Heqja dorë nga alkooli do të ketë ndikim të madh edhe në lëkurën tënde, për shkak të nivelit më të mirë të hidratimit.

Mjeku Daniel thotë se brenda një muaji pasi heq dorë nga alkooli, sytë e tu dhe lëkura do të jenë më të ndritshme.

Edhe Kaq kohë i duhet trurit për t’u rigjeneruar pasi ta lini alkoolin Lifestyle Kaq kohë i duhet trurit për t’u rigjeneruar pasi ta lini alkoolin

Ai thotë se po ashtu do të rritet sasia e vitaminave që merr gjatë ditës dhe do të dukeni më të freskët.

Nuk do të sëmuresh shpesh

Heqja dorë nga alkooli të forcon sistemin imunitar, thotë Daniel.

Eksperti thotë se po ashtu kur i jep pushim mëlçisë të ndihmon edhe të përballosh sëmundjet afatgjate.

Do të rritet në mënyrë dramatike funksioni i mëlçisë kur e largon alkoolin nga përdorimi për një muaj.

Duke marrë parasysh se mëlçia luan rol vendimtar në më tepër se 500 procese, kjo do t’i jep mundësi më të mirë trupit tënd që të konvertojë lëndët ushqyese, duke ruajtur mineralet e vitaminat e të heq substancat kontaminuese.

Ulja e shtypjes së gjakut

Heqja dorë nga alkooli do të ndikojë që të ulet presioni i gjakut e të arrijë ngadalë në normalitet.

Ulja e shtypjes së gjakut mund të jetë shumë e rëndësishme pasi ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të problemeve shëndetësore që mund të të ndodhin në të ardhmen, përfshirë edhe mundësinë e sëmurjes nga diabeti i Tipit 2.

Në raste të rënda, pirja e alkoolit mund të shkaktojë kardiomiopati alkoolike (ACM), që bën që zemra të fryhet e të humbë aftësinë për të pompuar gjak nëpër trup.

Nëse hiqni dorë nga alkooli, jo vetëm që do t’i zvogëloni shanset që kjo t’ju ndodhë, por gjithashtu do të keni një zemër më të shëndetshme.

Humbja e peshës

Alkooli rrit sasinë e kalorive ditore që merr trupi i juaj.

Gjysmë litri birrë ka mesatarisht 208 kalori, ndërsa një gotë verë ka 83 kalori.

Pos kësaj, shumë njerëz hanë pica apo qebapa pas një nate ku pinë shumë alkool.

Duke hequr dorë nga alkooli, heq dorë edhe nga konsumimi i ushqimeve e pijeve të pashëndetshme. Kjo e bën dallimin.

Edhe Sa është i sigurt për mëlçinë konsumi i vogël i alkoolit Lifestyle Sa është i sigurt për mëlçinë konsumi i vogël i alkoolit

S’ka më refluks acidi

Pas dy javësh pa alkool, do ta shihni një reduktim të simptomave të refluksit ku acidi i stomakut ju djeg fytin.